Albspirit

Media/News/Publishing

12 botime në italisht/Irma Kurti boton romanin ‘Dallgët thërresin emrin tënd’

 

 

 

 

  • Një libër që trajton me delikatesë traumat e shkaktuara nga dhuna në familje nga një këndvështrim plotësisht femëror

 

 

Shkrimtarja Irma Kurti sjell për lexuesin shqiptar romanin e ri të titulluar: “Dallgët thërresin emrin tënd”. Ai botohet në Itali dhe mban siglën e Shtëpisë Botuese “Youcanprint”. Redaktore është Lila Plasari.

Romani trajton një nga temat më të nxehta të shoqërisë së sotme, atë të dhunës në familje, një fenomen preokupues, gjithnjë e në rritje jo vetëm në shoqërinë shqiptare po edhe më gjerë.

Në parathënien e librit shkruhet: “‘Dallgët thërresin emrin tënd’ tregon, përmes alternimit të zërave të protagonisteve të tij, historinë e tre grave: Laurës dhe të dy vajzave të saj, Mirela dhe Dea. Zhdukja e papritur e Laurës, tashmë e moshuar dhe që vuan nga probleme të kujtesës, i hedh të dyja motrat në dëshpërim, dhe bëhet shkaku që i shtyn të reflektojnë mbi historinë e familjes së tyre dhe të ripërshkojnë përmes kujtimeve hapat që i kanë çuar deri në atë moment, në një ndërthurje të vazhdueshme të së kaluarës dhe të tashmes”.

Midis Napolit dhe Milanos, Italisë dhe Shqipërisë, ky është një roman që trajton me delikatesë dinamikat familjare, problematikat e krijuara nga fjalët e pashprehura dhe traumat e shkaktuara nga dhuna në familje, pa moralizma dhe nga një këndvështrim plotësisht femëror.

Ky është libri i nëntëmbëdhjetë i Irma Kurtit. Së shpejti pritet që ai të botohet në gjuhën italiane.

 

Please follow and like us: