Ambasada e SHBA: Gratë kurajoze frymëzojnë botën!
Gratë kurajoze frymëzojnë botën. Kush janë gratë kurajoze në jetën tuaj? Më 4 mars, Departamenti i Shtetit do të nderojë një grup grash nga vende të ndryshme të botës me çmimin Gruaja Kurajoze. Në nder të këtij çmimi, ne donim të dëgjonim mendimin tuaj. Ndani një foto ose një histori për gratë që ju frymëzojnë juve në hapësirën e komenteve mëposhtë.
🇺🇸️ │ Courageous women inspire a better world. Who are the#WomenOfCourage in your life? On March 4, the U.S. Department of Statewill honor a group of women from around the world with the International #WomenOfCourage award. In honor of this award, we want to hear from you. Share a photo or a story about the women who inspire you in the comments section below.
Jorida Tabaku është politikane shqiptare, deputete e Partisë Demokratike në Kuvendin e Shqipërisë.[1][2] Ajo ishte Zëvendësministre e Integrimit Europian nga viti 2009 deri në 2011 dhe Nënkryetare e Bashkisë së Tiranës nga viti 2011 deri në 2013.
Arsimimi
Jorida Tabaku, është diplomuar me rezultate të shkëlqyera për Administrim Biznesi në Fakultetin Ekonomik në Universitetin e Tiranës. Ka kryer studimet pasuniversitare në Angli dhe SHBA. Mban gradën Doktore e Shkencave në ekonomi.
Karriera
Duke filluar nga 2002, Jorida ka qenë pedagoge në Fakultetin e Ekonomisë dhe bashkëautore e tekstit shkollor universitar mbi Qeverisjen e Korporatave. Jorida ka qenë Drejtore Ekzekutive e SIFE Shqipëri (Studentët në Sipërmarrje të Lirë) dhe u angazhua në mënyrë aktive në aktivitetet e shoqërisë civile. Në vitin 2005, menjëherë pas mbarimit të studimeve pasuniversitare në Britani të Madhe, Jorida u punësua si një konsulent lokal në projektin e DFID-it për Forcimin e menaxhimit të shpenzimeve publike në Shqipëri, i zbatuar nga REPIM, duke punuar ngushtë me Parlamentin në analizën e buxhetit, dhe me Ministria e Financave dhe ministritë e linjës në procesin e përgatitjes dhe zbatimit të buxhetit. Gjatë kësaj periudhe ajo ka marrë pjesë në studime të ndryshme hulumtuese dhe botuar artikuj në revista akademike kombëtare dhe ndërkombëtare në fushën e sipërmarrjes, qeverisjes së korporatave, financimin e institucioneve të arsimit të lartë, procesin e privatizimit, menaxhimin financiar publik, etj
Në vitin 2009, Jorida u emërua Zëvendës Ministre e Integrimit Evropian, një pozicion që ajo e mbajti deri në mes të vitit 2011. Në Ministrinë e Integrimit Evropian Jorida ishte përgjegjëse për koordinimin e mbështetjes financiare të BE-së dhe duke ndjekur me prioritet agjendën politike të integrimit evropian. Nën drejtimin e saj Ministria krijoi strukturat e nevojshme përgjegjëse për decentralizimin e fondeve të BE-së. Ajo ishte e angazhuar veçanërisht në pyetësorin e BE-së dhe përgatitjen e planit të veprimit mbi 12 prioritetet.
Në 2011, Jorida kryesoi listën e anëtarëve të Këshillit Bashkiak të Tiranës për Partinë Demokratike të Shqipërisë, dhe në korrik 2011 ajo u emërua nënkryetare e Bashkisë së Tiranës. Gjatë dy viteve që ajo punoi për Bashkinë e Tiranës ajo u përfshi në mënyrë aktive në hartimin e Planit Urban të Tiranës, në mënyrë të veçantë në zhvillimin e lagjeve të vjetra të Tiranës, ende të banuara nga familje autoktone të Tiranës. Si Nënkryetare e Bashkisë së Tiranës, Jorida udhëhoqi procesin e planifikimit të investimeve në kryeqytet, Zhvillimin Ekonomik Lokal dhe Menaxhimin Financiar. Ajo punoi intensivisht për paketën e re fiskale dhe politikat e nxitjes së sipërmarrjeve dhe dheb të punësimit, veçanërisht për të rinjtë.
Në zgjedhjet parlamentare të Shqipërisë të vitit 2013, Jorida u zgjodh anëtare e Parlamentit të Shqipërisë në kryeqytetin e Tiranës, duke përfaqësuar Partinë Demokratike të Shqipërisë. Ajo është zëdhënëse e Grupit Parlamentar të Partisl Demokratike dhe anëtare e Komisioneve Parlamentare të Ekonomisë dhe Financave dhe Integrimi Evropian.