Bardhyl Berberi: Elegji për prokurorin dhe gjyqtarin e tranzicionit
VETING dhe SPAK, sëpatat që iu rri mbi kokë gjyqtarëve e prekurorëve të korruptuar
Ti ke qenë goxha i madh. Ke patur karrike të rëndësishme në gjykata e prpkurori, ndonëse i kishe ngjitur shkallët e drejtësisë me një kurs tek plepat në Durrës. Kishe një taborr servilësh rreth e rrotull teje që të të heqin furça dhe të bëjnë fresk, bëjnë sikur të heqin nga kostumi yt ‘Versace’ ndonjë fije nga floku yt i lyer. Ti zotëri udhëtoje, zbavitesh, vishesh, bëje pushime në vende ekzotike. Më shumë qëndron në avion se në zyrë… Nuk lije ndeshje të rëndësishme ndërkombëtare pa e ndjekur në stadium nga Bracelona në Madrid, Londër apo Torino. Shpesh të shoqërojnë vajza të reja, nga ato të modelingut, gjithë sharm, të lyera dhe të ngjyera me lukun e topmodeleve… Ti ishe goxha gjyqtar apo prokuror. Gjyqet i bëjë sipas tenderit që bënte sekseri yt. Gjyqet e pronat ia jepje atij që nuk i takonte, ato ishin një burim ku rridhnin paratë, sidomos tokat e bregdetit. Çekani yt e bëntë faktin dhe të vërtetën hi, kur mendoje se sa para do të hynin në xhepin tënd nga ky allishverish. Madje dhe shumë gjyqe ku implikoheshin qeveritarë të jepeshin ty se ti ishe mjeshtër i vërtetë. Por ja një ditë na doli ky komisioni i Vetingut dhe të rrëzoi në tapet si ata boksierët që bien pas grushtit të pare.
Ti ishe i qetë e i lumtur, mendoje të bëje sa më shumë para. Fëmijëve dhe nipërve ua u kishe siguruar jetën. Rrije gjithë ditën fodull dhe tërë kohën i mërzitur, kur shkoje në famijen tënde vije një maskë sikur të gjitha punët e gjykatës dhe çështjet më të rëndësishme të kanë rënë mbi ty. Bën sikur ke problem me shëndetin dhe ke luhatje tensioni, ke patur aritmi në zemër kur familja kërkon që në fundjavë të kaloni bashkë.
Por ti je ‘babaxhan’ edhe pse nuk shkon atje ku duan të shkojnë gruaja më fëmijët. Ti ua plotëson dëshirën, ua mbush kuletën me euro, madje iu sugjeron që ta ndërrojnë garderobën dhe gjithësecili mund të blejë sipas dëshirës. Ata nisen me një nga makinat luksoze në Mal të Zi apo në bregdetin kroat, ndërkohë që ti ke punë, duhet të përgatitesh për një gjyq me spec, siç i quaje ti…
Ke probleme me shëndetin, seç ke një ngërë. Nuk të mbushet mushkëria me ajër, seç ke një siklet që nuk e spjegon dot. Bëhesh ‘pishman’ që nuk shkove me familjen në Malin e Zi… Vetmia të vret më shumë se plumbi, diku e ke dëgjuar se për të lexuar libra as që bëhet fjalë. Ti atë karrike të madhe në gjykatë e more me atë kursin gjashtë mujor të plepave në Durrës. Në vilën tënde luksoze ndihesh i vetmuar; kot nuk thonë njeriu gjithmon kërkon atë që nuk e ka… Pse të mos shkosh me një nga dashnoret e tua në Maqedoni, fjala vjen në Mavrovë apo në Molika nuk është keq, në mes të pyllit me lokale tepër luksoze aty je lag syrit të kureshtarve llafazanë apo paparacëve…
E merr me vete mikeshën tënde… Ato fjalët që t’i ka thënë një kolegu yt që duhet të jesh më i kujdesëshëm me mikeshat se e pëson si Shukriu me brekë me vrima… Janë dy minuta hohooo dhe më pas tërë jeta obobooo duhet që ti shef ti mbash si vathë në vesh.
Ata ‘sekserët’ që të rrinë rrotull dhe ngrinin grackast e parave të pista me gjyqe false që sillnin çantat me para. Ti, një vrasës apo trafikant e drogaxhi, e dënoje si një grindavec apo si pijanec… Faktet e dosjes së prokurorisë ti i shumëzoje me zero.
Megjithatë ti gjithë kohën ankohesh se lodhesh në punë. Ankohesh dhe do ankohesh, sepse ti nuk di, ti nuk kupton, se në emër të parave dhe korrupsionit tënd kanë nbetur jashtë qelive shumë kriminelë, që një pjesë prej tyre kanë ngjitur shkallët e parlamentit… ti s’ke sesi të kuptosh se çfarë dëmi i ke sjellë vendit, sepse ti nuk lexon, je pakulturë dhe njeh vetëm paranë. Ti nuk shijon një ekspozitë artesh apo një film artistik, as që mund të bëhet fjalë për një shfaqe operistike, se aty ty të zë gjumi dhe fillon dhe gërhet.
Habitesh, mendohesh dhe nuk e gjen dot, se si dhe pse nuk je ti si ata që janë të ditur dhe të mençur. Ndodh që aty pranë vilës tënde ngrihen vila të tjera të bukura nga emigrantë që e kanë vënë paratë në emigracion me gjak e djersë dhe ti mërzitesh se je je cmirëzi. Pëshpërit lart e poshtë se këto vilat e tyre janë bërë me punë të pandershme, janë vënë me drogë dhe prostitucion…
Pi kafe në verandën e vilës dhe ajo të duket si helm, të bëhet nga zilia se vetëm ti duhet të kesh… Ti je si një gramafon i prishur që orë e çast ke pritur inflacion lëvdatash nga qeveritarë dhe politikanë të lartë të zhytur në korrupsion me zë e figurë që në vend që t’iu vije prangat, ti mbyllje çështje shumë të rënda me peshë; dosjet e tyre zhdukeshin apo fshiheshin nëpër arshiva me katër gishta pluhur sipër… Por ja që erdhka një ditë dhe VETINGU të hodhi në kosh si një mollë e kalbur…
Tashmë t’i je katastrofë e vetes dhe fatkeqësia e familjes që pret në ankth se çfarë do të ndodhi me ty. Ti ke shumë pasuri, vila, vetura luksoze para në gjithë bangat e botës por ke frikë se mos t’i konfiskojnë, mbase kur të hapen ato çështje që ti ke mbyllur mund të jesh banor në burgun e ri të Reçit. Kështu e ka kjo punë, ju ke mbyllur çështje të rëndësishme shefave të lartë, por tani që atyre po ju mbytet varka do të marrin edhe ty me vete. Nuk ka kamardare që të shpëton në mes tallazeve të detit që po buçet. Tani ke diçka që të mungon, ke ankthin dhe pasigurinë e jetës… Gjumi të zë afër mëngjesit edhe pasi pi një grusht me valiume… Kjo është jeta kur të paditurit shesin dituri dhe ju të pandershmit ndanit drejtësi…