Albspirit

Media/News/Publishing

Snajperisti gjerman: Në Kosovë shkova që të vdisja!

Image may contain: 1 person, outdoor

 
Snajperisti gjerman Mike Spath ka qenë pjesëtar i UÇK-së, gjatë luftës së fundit në Kosovë, përkrah Agim Ramadanit në Koshare.

“Duke e parë luftën në Bosnje e Kroaci, e më pas edhe në Kosovë, bota qëndroi shumë indiferente dhe unë nuk mund të rrija duarkryq. Disi duhej parandaluar një Srebrenicë e dytë. S`mund të qëndroja indiferent ndaj masakrave të njerëzve të pafajshëm”, ka thënë ai më parë për Klan Kosova.

Në intervistën e shkurtë që e dha për Kosovalbaner, i pyetur nëse ka menduar për vdekjen teksa luftonte në Kosovë, ai thotë: “Unë kam shkuar të vdes”!

Sopath nuk pendohet për vendimin e tij që t’i bashkohet UÇK-së.

“Kosova është shtëpia ime”, thotë ai, duke porositur shqiptarët e Kosovës që të nderojnë gjithmonë Sali Çekajn dhe Agim Ramadanin, si dhe Brigadën 138, ushtarët e së cilës ishin të gatshëm të vdesin për lirinë e Kosovës.

Please follow and like us: