Albina Deda: ‘Mos përhapni panik’, thotë Rilindja, po flini mbi dafina!!!
Albina Deda
Pas situatës epidemiologjike të koronavirusit në fqinjin tonë, Italinë duke ditur që lëvizjet e qytetarëve mes dy vendeve janë mjaft të shpeshta, si ato ajrore dhe detare është emergjente marrja e masave të menjëhershme nga Ministria e Shëndetësisë duke kordinuar mirë me ministri të tjera si ajo e Transportit, Mbrojtjes, e Brendshme dhe Arsimit, po ashtu dhe pushtetit lokal. Këto masa duhet të konsistojnë në:
- parandalim, përgjigje të menjëhershme për rastet e mundshme dhe bërjes publike të karantinës dhe pajisjes së saj sipas standarteve në raste të tilla.
Fakti që në Itali rastet u shtuan me shpejtësi e janë pesë nga personeli shëndetësor, duhet të ngrihet alarmi për rrezikun që i kërcënohet dhe vendit e personelit tonë, duke na bërë të analizojmë realitetin tonë, ku siç dihet institucionet shëndetësore në vend janë në kaos edhe në situata normale;
- të përcaktohet qartë dhe të informohet publiku me saktësi çfarë mund të bëhet për t’u mbrojtur.
Ndoshta skizofreni Rama dhe ministresha e tij Manastirliu mendojnë se check-up i Vilmës do ta ndaloj dhe koronavirusin..!!!!
Propaganda e tyre tejkalon çdo limit!
“Mos përhapni panik thonë po flini mbi dafina”!!!