Albspirit

Media/News/Publishing

Lajla Pernaska: Praktika ime për të mos u prekur nga virozat e stinës

Image may contain: 1 person, sitting, text that says 'ONUS'

Praktika ime për të mos u prekur nga virozat e stinës😉(mbase ndihmon dhe ndonjë që e lexon🤓).
Njohuritë e vyera në fushën e Mjekësisë së Përgjithshme, asaj klinike, e politikëbërjen social-shëndetësore, janë baza mbi të cilën kam ngritur një kulturë shëndetësore në mënyrën e jetesës së përditshme.
Kështu psh për të mos u prekur nga virozat, aplikoj metoda të thjeshta:
1-Ushqim i shëndetshëm me zarzavate e fruta të stinës, i pasur në vitamina e kripëra minerale.
2-Marrja e multivitaminave shtesë, të paktën 1 muaj gjatë stinës së dimrit.
3- Përdorimi i lëngjeve minimumi 1,5 litra/dita, ujë, por më shumë çajra (boronicë⭐️, trëndafil i egër, çaj i zi, çaj mali), gjethe dafine, hithra, mollë e egër, barishte të stinës (nenexhik, majdanoz, etj.), me pak karafil, ose xhinxher, pa sheqer. Çajrat mund të alternohen me ditë, ose javë (jo brenda ditës!)
4-Mbajtja e lirë e hundës (portë hyrëse e mikrobeve). Ka mjaft rëndësi mbajtja në ekuilibër e mukozës së hundës dhe fytit, pastrim i sekrecioneve me ujë të ngrohtë. Eshtë efikas dhe uji fiziologjik (ujë deti, apo uji me kripë). Përdor të farmacisë, por e bëj dhe vetë 1/2 filxhan kafe ujë i ngrohtë me 1 majë luge kafe kripë të bardhë, e përzien dhe hedh nga disa pika në hundë. E preferoj ta bëj pothuaj çdo ditë gjatë dimrit, 1 x dita. Por sapo ndjen ngacmim të mukozës nga i ftohti apo arësye tjetër, duhet bërë 3-4 x dita, edhe pa filluar akoma sekrecionet. Kjo ka efekt në momentin e parë, pa kaluar acarimi në zonën e grykës. Po në këtë moment të parë përdor me efikasitet 1 lugë çaji vaj ulliri extra- vergine, e mban sa më gjatë në gojë, të ketë veprim në qiellëz dhe grykë, pa e gëlltitur direkt. Kur vaji të djeg në grykë, është faza që jep efekt!
Një lugë vaj e pi edhe para se të flesh, kur shtrihesh në shtrat. Këto nuk kanë më efekt kur acarimi ka avancuar dhe ka rrjedhje të hundëve dhe diegie të fytit. Ka mjaft rëndësi kapja që në momentet e para të ngacmimit🤩. Janë të efekshme edhe karamelet qetësuse për fytin (preferoj Golia).
5-Mukozat duhen ruajtur që mos thahen nga ajri i nxehtë, kondicioneri i vazhdueshëm. Kur i ndjen mukozat të thata, duhet pak avull dhe pi lëngje.
6- Shëtitje në ajër të pastër (Tirana ka fatin që ka kurorën e Liqenit Artificial😍).
7-Evitimi i vendeve të mbushura me njerëz, sidomos në situata epidemish.
8- Mosdhënia e dorës, e përqafim me njerëz të rastësishēm (edhe pse mund të dukesh i “paedukatë😇”).
9-Mbajtja e trupit ngrohtë me veshje të përshtatshme, por veçanërisht këmbët. “Po mbërdhifi kçmba, ka mbërdhif gjithë trupi”, thoshte ime-gjyshe🥰. Këmbët duhen mbajtur ngrohtë. Futja në ujë të nxehtë në darkë, ka dhe efekt mjaft çlodhës☺️). Ndërkohë që ftohja e trupit, ul rezistencën dhe favorizon virozat🤨.

Kalofshi një fund-dimër të shëndetshëm👌☀️

Please follow and like us: