Albspirit

Media/News/Publishing

Deklaratë e përbashkët e dy ministrave të Jashtëm të Shqipërisë dhe Kosovës për Preshevën!

Kryediplomati i Kosovës, Glauk Konjufca ka publikuar deklaratën e nënshkruar edhe nga ministri i Jashtëm në detyrë i Shqipërisë, Gent Cakaj pas takimit të përbashkët midis dy ministrave në Selanik, ku ndodhet në Konferencën e Nivelit të Lartë për Perspektivën Evropiane.

Në cilësinë e drejtuesve të politikës së jashtme të Republikës së Kosovës dhe Shqipërisë nënvizojmë edhe njëherë rëndësinë e mbështetjes së koalicionit të partive politike shqiptare në Luginën e Preshevës. Ky koalicion është thelbësor për ngritjen e frymës kombëtare dhe ruajtjen e të drejtave politike të shqiptarëve në Luginë. Ndaj, ne nuk do të kursejmë asnjë përpjekje për ta mbështetur projektin e Luginës së Bashkuar deri në fund.

Please follow and like us: