Albspirit

Media/News/Publishing

Shaban Murati‎: Standartet e dyfishta shqiptare

No photo description available.

Një shtetas turk, i akuzuar në shtetin e tij si anëtar i një organizate terroriste, hyn në mënyrë të paligjshme në Shqipëri, arrestohet dhe ekstradohet në janar 2020 me kërkesë të shtetit të vet. Si me sustë ngrihen 100 shoqata jo qeveritare dhe portale në Shqipëri kundër autoriteteve tona dhe në mbrojtje të të drejtave të njeriut të të ekstraduarit turk. Emri i turkut bëhet i njohur në Shqipëri si me qenë yll i Barcelonës.

Një shtetas rus, i akuzuar në shtetin e tij si anëtar i një organizate terroriste, hyn në mënyrë të paligjshme në Shqipëri, arrestohet dhe ekstradohet në shkurt 2020 me kërkesë të shtetit të vet. Nuk u ngrit qoftë dhe një person i vetëm nga ato 100 shoqata jo qeveritare dhe portale të mbronte të drejtat e njeriut të të ekstraduarit rus. Askush në Shqipëri nuk e di emrin e rusit.

Please follow and like us: