Albspirit

Media/News/Publishing

Teodor Pangallos mbrojti Çamërinë: Në Shqipërinë jugore nuk ka grekë

Ish-kryeministri shqiptar (arvanitas) i grekëve fliste te gazeta “Korça”

1925, ku kryeministri grek i asaj kohe gjeneral Theodoros Pangallos deklaronte për gazetën “Korça” se ishte kundër kundër shpërnguljes së Çamëve nga trojet e tyre.

Përtej deklaratave të kahershme, apo të sotme të bëra nga politikanë grekë për “miqësi me Shqipërinë dhe shqiptarët”, Pangallos bënte thirrje se çamëve duhet t’u njihen të gjitha të drejtat e tyre si minoritet.

Ish kryeministri grek, tashmë 80 vjeç, ishte i pari në Athinë, që deklaroi publikisht se në Shqipërinë e Jugut nuk ka grekë.

“Çamëve u njihen të gjitha të drejtat e tyre si minoritet dhe në Shqipërinë e Jugut nuk ka grekë.

Ishte kundër shpërnguljes së Çamëve nga trojet e tyre”, deklaronte Kryeministri i Greqisë aso kohe Pangallos në gazetën “Korça” të vitit 1925.

Kujtojmë se Teodoros Pangallos qe Kryeministër i Greqisë që në vitin 1926, i cili mbajti një qëndrim korrekt ndaj Shqipërisë dhe Çamërisë./27.al/

 

Please follow and like us: