Yuri Kim nga Uashingtoni: Fuqia e SHBA do arrijë zgjidhje në Ballkan
Ambasadorja e SHBA-së në Shqipëri, Yuri Kim ka zhvilluar një takim në SHBA me zv.ndihmësin e Sekretarit të Shtetit, Filip Riker, dhe me Përfaqësuesin Special Presidencial të SHBA-së për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell. Njoftimin e këtij takimi e ka bërë nëpërmjet një postimi në Twiter, ku shkruan se po koordinohen veprimet për forcimin e miqësive dhe aleancave, që SHBA të rarrijë një zgjidhje në Ballkan. “Në Uashington, duke koordinuar veprimet për forcimin e miqësive dhe aleancave, për të shfrytëzuar fuqinë e SHBA-së për të arritur zgjidhje në Ballkan”, ka shkruar ambasadorja Yuri Kim, duke i etiketuar Ambasadën e SHBA-së në Prishtinë dhe atë në Beograd.
Please follow and like us: