Albspirit

Media/News/Publishing

Brunilda Spiro: Unë protestoj!

Image result for brunilda spiro

Brunilda Spiro

 

Nuk po hedh linkun, sepse nuk e shoh të arsyeshme të merreni me arsyetime rreth mesazheve që kanë dërguar ambasadës shumë gra dhe pak burra. Ata votojnë për disa gra kurajoze, sipas tyre dhe njërën nga gratë, më bëri përshtypje, e kishin votuar më shumë, sepse kishte treguar kurajo të madhe si mësuese dhe pedagoge e gjuhës angleze.

Nëse këtë nismë do e merrte turku ose gjermani i bie do votonin për mësuesen e gjuhës turke, se servilizmi është pjesë e jona e nuk bëjmë dot pa të.

Unë do votoja për të gjitha gratë shqiptare, pasi të gjitha janë kurajoze. Nuk kanë faj amerikanët që përpiqen të inkurajojnë gratë e tyre që të tregojnë kurajo në jetën e tyre familjare dhe në punë. Rehatia dhe dembellëku ka kapur pjesën më të madhe të tyre, ndërsa gratë shqiptare nuk e kanë këtë luks. Unë njoh shumë gra kurajoze, cilën të veçoj të parën? Të gjitha që njoh dhe i kam patur apo kam pranë janë kurajoze dhe vetëmohuese. Të veçoj të parën mamanë time, e cila me sakrifica duke punuar gati 12 orë në ditë u përpoq shumë për të patur fëmijët e saj një jetë ndryshe këtu në Amerikë, por humbi dy prej tyre dhe përsëri jeton, megjithëse vuan çdo ditë nga malli. Jeton për nipër e mbesa dhe me kurajo për të qenë pranë mbesës që i la djali amanet.

Të veçoj Zanë Xhaji, një grua dhe nënë e rrallë, që punon gati gjithë ditën dhe pjesa që mbetet vrapon të çojë djalin në sportin që do më shumë, futbollin europian, djalin i cili është nderuar me fletë nderi nga vetë Obama si nxënës i shkëlqyer. Të veçoj kolegen time Veronika Nikolla, që vuan akoma për mësimdhënien, sepse e ka marrë malli të shpjegojë tabelën e Borit, por punon fort që vajzat të studiojnë dhe një ditë të jenë duke punuar në punën që u takon dhe e meritojnë.

Të gjitha gratë shqiptare nëpër botë apo në Shqipëri e meritojnë të fitojnë këtë çmim, sepse janë punëtore në shtëpi me kohë të plotë, punojnë jashtë shtëpisë dhe sjellin gati njësoj me burrat të ardhura për familjen dhe janë edhe edukatore të fëmijëve të tyrë, shumë herë edhe të burrit…

Nuk e meritojnë gratë e politikanvë dhe deputetëve, sepse kurrë nuk ju thanë burrave të tyre ‘turp të keni’! Kurrë nuk u thanë fëmijëve ‘mjaft prishët lekët e popullit dhe shkoni të punoni’!

Nuk e meritojnë gratë deputete dhe drejtuese, me pak përjashtime, sepse kurrë nuk treguan kurajo mos blenë një çantë firmato dhe mos pranojnë dhurata të shtrenjta.

Nëse Ambasada Amerikane do jepte çmim një gruaje të vetme, unë protestoj.

Le të japë në Amerikë këto lloj çmimesh, gratë shqiptare e kanë fituar atë çmim.

Image may contain: possible text that says 'U.S. Embassy-Tirana Saturday at 4:00 Grate kurajoze frymezojnë botën. Kush jane grate me Departamenti Shtetit te nderoje nje grash nga ndryshme te botës çmimin Gruaja Kurajoze. Ne nder çmimi, ne degjonim mendimin tuaj. Ndani foto nje histori per grate qe frymezojne juve ne hapesirën e komenteve mëposhte. Courageous women inspire a better world. Who the #WomenOfCourage your March U.S. Department of State will honor group of women around world International #WomenOfCourage award. In this award, hear from you. a photo or story about women who inspire you in the comments section below. KUSH JANE PER JU Grate Kurajoze?'

Please follow and like us: