Petro L. Sota: QYTETI FANTAZMË
Mjegulla ka rënë, si pluhur mbi qytet,
Ka mbuluar gjithçka, edhe periferinë,
Të errëta janë ditët, po duken si netë,
Dhe netët të frikëshme, si në rrethim.
Mbyllur qepenat, nuk duken dritaret,
Me rrugë të zbrazura, si në shkretëtirë,
Tronditen të vdekurit e tunden varret,
Nga virusi helmues, që s’ka mëshirë.
I frikësuar qyteti, në heshtje rri e pret,
Mbyllur, rrethuar si në kamp përqëndrimi,
Por fantazma e virusit, lëviz nëpër qytet,
Ndoshta po kërcënohet i gjithë njerzimi.
Nga cili laborator, u pregatit e u hodh,?
Përse vallë, ky eksperiment u duhet,?
Banorët e mjerë, nuk dinë çdo të ndodh,
Ndoshta me jetën tyre, diçka po luhet.
Nuk ka më parqe, nuk ka as cicërima,
Fëmijët që nuk dalin, me sy të frikësuar,
Nga shpirtrat e vegjël, dalin psherëtima,
Kur shohin qytetin, nga fantazma pushtuar.
27 shkurt 2020 Padova.