Albspirit

Media/News/Publishing

+16/Dojna Mema këmbëngul te mesazhi i pikturës së Gustave Courbet

Dojna Mema ka publikuar së fundmi në profilin e saj në “Instagram’ një pikturë të piktorit francez Gustave Courbet që ka ngjallur jo pak debat. Në qendër të pikturës është organi gjenital i një femre, që simbolizon origjinën e gjithë botës dhe prandaj piktura mban këtë titull.

Pavarësisht mesazhit që vepra përcjell, shumë komentues në profilin e moderatores kanë marrë vetëm kuptim eksplicit të saj dhe nuk e kanë pritur mirë. Shumë prej tyre janë shprehur se një profil publik nuk duhet të bëj të tilla postime, duke e trajtuar si pornografi.

Pas “lumit” të komenteve negative, Dojna ka folur sërish përmes “Instagram-it”, duke shprehur keqardhje se si ka kaq shumë reagime për një vepër arti që përcjell një mesazh të rëndësishëm dhe askush nuk ngrihet kaq ashpër kur vriten gra në Shqipëri. Moderatorja ka përmendur rastet e fundit të vrasjeve të disa grave në vend dhe ka thënë se është e trishtë se si burrat e shoqërisë sonë ndjejnë neveri nga një vepër, por jo nga dhuna.

“E trishtë si gruaja që u vra mbrëmë në Durrës, si ajo tjetra që u masakrua, u vra, u copëtua! E trishtë se si gratë akoma nuk e kuptojnë që sjellin jetë dhe janë mrekullia vetë! E trishtë se burrat tanë neveriten nga një vepër arti që simbolikisht ‘i ka sjellë në jetë’, por nuk neveriten kur një vajzë dhunohet në rrugë (eksperiment i bërë në program). Boll më shatë nga mami, babi (ndjesë pastë) apo ‘virgjëria’, sepse asnjë nga këto nuk mbyt fatkeqësinë e një shoqërie që ngre në piedestal prapanicat e zhveshura pa shije dhe gropos mendimin. E trishtë si gruaja që u vra mbrëmë në Durrës, si ajo tjetra që u masakrua, u vra, u copëtua! Pastaj flasim për moral! Dhe ti 12-vjeçarja që po më lexon. Të lutem mbylli sytë dhe përsërit me vete: ‘Një ditë kjo dhunë, ky mentalitet do të marr fund edhe prej meje’. Sepse je qenia më e bukur e kësaj bote. Mbaj qëndrimin tënd, thuaj të vërtetat e tua edhe qëndro gjithmonë me kokën lart. Sepse je grua dhe je dhurata më e bukur e kësaj bote! Sepse je vetë jeta!”, ka shkruar Dojna.

 

 

 

Moderatorja ka publikuar edhe disa nga komentet negative që janë bërë ën drejtim të saj dhe ka shkruar: “Gëzuar 8 marsin për shumë vjet!”.

Please follow and like us: