Biblioteka dhe botimet Neranxi, një shëmbull i shkëlqyer i shkollave profesionale
Nga Genc Mlloja
Para pak ditesh nje i njohur i imi po me tregonte per punet e veta dhe nder te tjera me tha se po priste te pajisesh me leje pune ne Gjermani. Ai kishte qene me pare atje dhe kishte punuar si kuzhinjer e tani ndersa ishte ne pritje punonte si taksist. Dhe ishte i kenaqur nga puna ne Gjermani dhe si trajtohej sepse kishte diplome per profesionin e kuzhinjerit. E kishte te sigurt vendin e punes perseri sepse certifikimi i profesionit eshte nje plus, sipas tij.
“Por, shtoi ai, ata qe kane diplome nga instituti ‘Neranxi’ jane me te preferuarit dhe ka shume prej tyre aty ku shkoj une”, me tha.
Ne fakt dy dite me pare kisha qene tek ai institut sepse kishin inaguruar bibloteken dhe me ftuan ta vizitoja. Nje ambient i kendeshem te ftonte te germoje neper stenda e rafte ku kishte libra te specializuar te kulinarise me autore te huaj e shqiptare si dhe te shefave me ne ze qe japin mesim ne institut ne dege te ndryshme. Me i fundit botim ishte manuali per kamarjeret, i cili qe ne krye tregonte se kuzhina mund te jete e mire, por eshte kamarjeri ai qe komunikon me klientin e puna e tij ka rendesi… Nisur nga ky sensibilitet Presidenti Nikollaq Neranxi ka ftuar te gjithe subjektet e interesuara te dergojne studente ne kurse falas per tu specializuar ne ate profesion.
Ishte kenaqesi vizita ne bibloteke per mua se ne nje seksion te vecante ishte edhe libri im per marredheniet shqiptaro-polake, i cili u printua ne shtypshkronjen e Kompanise Neranxi. Libri ‘Lidhja shqiptaro-polake, nje veshtrim nga Tirana’ (Albanian-Polish Bond, a View from Tirana) u be nje botim dinjitoz ne saje te punes se kualifikuar te shtypshkronjes moderne me specialiste te nivelit te larte nen drejtimin e drejtoreshes Antoneta Hoxha. Vec librave te fushave te kulinarise e turizmit, ne bibloteken e re kishte edhe libra te letersise arstistike si mundesi leximi per studentet.
Drejtoresha e shkolles Elona Rrapaj Kurti me tregoi se edhe pse ne fillimet e saj bibloteka ishte bere pike referimi e studenteve dhe ne fakt sa qendruam aty shkonin e vinin studente qe kerkonin cfare u interesonte.
Por mund te quhet ngjarje edhe botimi i gazetes ‘Chef & Science’ numri 1 i te ciles doli ne janar te ketij viti dhe i revistes ‘Korrieri i Shendetit’ me kryredaktore Aurora Koliqin. “Kemi synim qe si revisten ashtu edhe gazeten ti botojme edhe ne gjuhen angleze sepse kemi mesuar se ka interes trupi diplomatik ne Tirane per kulinarine ashtu si edhe per veprimtarine e kompanise sone”, tha Z. Neranxi, President i kompanise, e cila tashme ka krahas institutit me rreth 1100 studente nga e gjithe Shqiperi, Kosova e Maqedonia e Veriut edhe biblotekn e vet.
Interesimin e diplomateve per kulinarine dhe veprimtarine e kompanise dhe te institutit e kisha konstatuar edhe une sepse ne shume veprimtari, e vecanerisht ne ceremonite e perviteshme te fillimit te vitit akademik te Institutit Neranxi, kane qene te pranishem shume ambasadore e diplomate te vendeve te ndryshme si dhe perfaqesues te organizatave nderkombetare te akredituar ne Tirane. Po ashtu jane te shpeshta vizitat e tyre ne kompani dhe institute.
E nje tregues i kesaj eshte edhe fakti se pikerisht ne numrin saj te pare revista ‘Korrieri i Shendetit’ kishte te ftuar per interviste Ambasadorin e Japonise Makoto Ito. Ne tre faqe te revistes gjate intervistes me analistin e mirenjohur Artur Nura, Drejtor per Marredheniet me Publikun ne Kompanine Neranxi, Ambasadori Ito u perqendrua ne aspektin e kulinarise duke thene shija eshte si ure lidhese ne diplomaci.
“E vleresoj vertete kompanine tuaj pasi eshte mbreselenese kryesisht per ate cfare disponon ne aspektin ushqimore”, tha Z. Ito. Ne bisede e siper u permend edhe Instituti kulinar Neranxi dhe ambasadori japonez beri kete koment: “Ne Japoni kemi shume shkolla kuzhine dhe shume shefa te kualifikuar dhe une shpresoj te kontaktoj me ta me qellim qe t’i ftoj ne Shqiperi per te shkembyer pervojat”.
Deshira e tij ishte qe te bente nje prezantim te kulinarise japoneze ne Shqiperi ne te ardhmen.
Kur del nga porta e Kompanise ‘Neranxi’ ne fakt le prapa jo vetem aspektin prodhues e tregtar te saj, por shkollen ku mesohet, e cila zgjerohet, modernizohet, e ka tashme edhe zerin e saj mediatik.
Me vjen mire se edhe qeveria e shikon arsimin profesional perfshi edhe degen hotel-turizem si një kërkesë në rritje nga tregu i punës. Kjo u konfirmua nga vizita e Kryeministrit Edi Rama, sëbashku me ministren e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj dje ne dy shkolla profesionale të qytetit te Elbasanit dhe Ministrja e Financave foli per investime nga buxheti i shtetit ne keto shkolla.
Kjo perpjekje e qeverise do te ishte bere me e plote sikur ti hidhte syte edhe nga arsimi profesional privat, dhe ne rastin konkret kam parasysh Institutin kulinar ‘Neranxi’ qe ne hyrje te Tirane ka nisur udhen e tij qe prej 11 vitesh duke u shnderruar ne nje akademi te vertete e mirenjohur ne vend, ne rajon dhe bote. Vleren e saj e cmojne shqiptaret qe arsimojne femijet e tyre ne kete shkolle, po ashtu edhe ambasada te huaja dhe organizata nderkombetare qe e inkurajojne dhe e mbeshtesin punen e saj madje edhe me bashkepunim konkret.
Ne kete konktest llogjika te ben te mendosh se ky Institut meriton edhe nje veshtrim nga shteti por ama te ishte shikim dashamires dhe mbeshtetes pa asnje paragjykim.
Gjithesesi nga cfare duket se po ngjet ne kete institut kulinar dhe ne pergjithesi ne Kompanine ‘Neranxi motoja e meparshme ‘Nje hap para!’ po i le vend motos se re: “Qindra hapa para”!