Albspirit

Media/News/Publishing

Muçollari nga studimet dhe asistent docent në IKN, i sukseshëm në një rrjet restorantesh në Gjermani

Romeo Mucollari, është një chef kuzhine, i motivuar dhe entuziast me një pasion për profesion. Ai ka përfunduar studimet me kohe te plote ne Fakultetin e Shkencave Ekonomike, profili : Administrim Biznesi dhe me vone beri zgjedhje pragmatike te jetës: filloi studimet profesionale ne degën e kuzhinës pranë Institutit Kulinar Neranxi.

“Kam punuar si chef kuzhine ne disa restorante ne Tirane dhe jashtë Shqipërisë. Kam qene përgjegjës për të udhëhequr restorantin duke demonstruar standarde të larta të gatimit dhe shërbimit të klientit në çdo kohë.

Institutin Kulinar Neranxi, duke qene produkt i kompania Neranxi lider ne fushën e kulinarise, e kam zgjedhur si shtyse për një jete me dinjitoze profesionale dhe ekonomik duke synuar edhe te jem pjese e stafit te tij.

Studimi im profesional ne degën e Kuzhinës ishte një nga vendimet me te mira qe kam marre. Para se te filloja studimet ne Institutin e Kulinarise Neranxi, unë kisha perfunduar studimet e mia ne degen e Administrimit te biznesit dhe kisha 10 vjet eksperience ne kuzhine dhe kursi i ndjekur pranë Institutit Neranxi me beri qe te përmirësoje karrierën time ne fushën e kulinarise ne te gjitha aspektet.

Pasi përfundova studimet prane IKN m’u propozua te isha pjese e stafit te mësim-dhënies. Pa hezitim e kam pranuar ofertën. Ishte një vlerësim shume i madh, ky pozicion pune me beri te mendoj qe ky profesion është zgjedhja me e mire qe kam bere dhe te berit pjese e IKN me hapi shume dyer dhe me rriti ambicien per te ecur me shume.

Absolutisht ishte një nder i madhe te punoj a pranë profesionisteve me te mire te fushës dhe jam përpjekur te jap maksimumin tim për te qene ne nivelin e duhur ashtu sic te gjithë ne qe kemi qene studente te institutit Neranxi e dimë vlerën dhe rendësine e tij.

Momentalisht jam shkëputur nga IKN, vendim shume i vështire për t’u marre, por me idenë për te ecur me shume dhe sigurisht me deshiren për te pasur perseri bashkëpunime ne te ardhmen.

Ndërkohe jam chef ne nje rrjet shume te madh restorantesh ne Gjermani i cili quhet Remos´s Restorant dhe është prezent ne Frankfurt, Keln dhe Koblenz dhe, eksperienca dhe njohuritë e fituara gjate studimit dhe mësim-dhënies pranë IKN me japin siguri dhe me kane ndihmuar te zhvilloj me shume karrierën.

IKN me bindje e shikoj si nje nga shkollat me te mira profesionale, me njohuritë dhe mundesite qe krijon ky institut pervecse te përgatit profesionalisht te krijon një te ardhme te sigurt.

Nga eksperienca ime njohurite teorike dhe ato praktike te marra prane IKN te pergatitin ne menyren me te mire per tregun dhe i bejne te gjithe studentet nje aset dhe opsionet e para qe perzgjidhen nga punedhenesit.

Te mesuarit me rregullat dhe me te gjitha normat e kulinarise pa frike te hapin dyer per nje te ardhme te ndritur.

Nga eksperienca ime sa here me eshte kerkuar te sugjeroj per kuzhiniere te rinj, kam sugjeruar studentet e IkN sepse e di qe kane gjithmon pergatitjen me te mire qe mund te marre nje profesionist ne fillimet e tij.

Ambiciet e mia jane te medha, kudo qe te vazhdoj te zhvilloj karrieren bashkepunimi me Kompanine Neranxi do te jete paresor. Dhe sa here te me jepet mundesia per te rekrutuar profesioniste te rinj, IKN do te jete padyshim ai nga i cili do t’i perzgjedh dhe do i sugjeroj.

Te gjithë te rinjtë qe kulinarine e shikojnë si profesionin e tyre nuk duhet te hezitojnë por te zgjedhin IKN sepse do te kenë një te ardhme dhe punësim te sigurt.

IKN ka një rol te madh ne formimin tim profesional dhe përfitimet e tij po i shikoj çdo dite ne ecurinë time.

Muçollari nga studimet dhe asistent docent në IKN, i sukseshëm në një rrjet restorantesh në Gjermani

Please follow and like us: