Albspirit

Media/News/Publishing

Engel: Kosova do të jetë së shpejti anëtare e BE-së dhe NATO-s

Uashington, 1 mars 2020 – Kongresmeni amerikan Eliot Engel beson se Kosova së shpejti do të jetë anëtare e NATO-s dhe BE-së.

Këtë deklaratë Engel e dha gjatë një vizite në Federatën PanShqiptare Vatra.

“Unë e di se një ditë ne do të festojmë pranimin e Kosovës në Bashkimin Evropian dhe NATO. Ky është qëllimi që kemi për të ardhmen e Kosovës. Ju gjithmonë mund të mbështeteni tek unë si shoku juaj- si miku juaj andaj ju e keni derën e hapur në zyrën time në Kongres sa herë t’ju nevojitet”, tha ai, transmeton Gazeta Express.

Engel theksoi se partneriteti midis Shqipërisë, Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara ‘mbetet të jetë i fortë si asnjëherë më parë.

“Unë gjithmonë kam thënë që Kosova do të jetë një komb i lirë dhe i pavarur, me gjithë zërat skeptik për këtë. Ju gjithmonë do të keni mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës”, tha ai.

Kongresmeni amerikan u prit nga Kryetari i ri i Vatrës, Elmi Berisha, dhe drejtuesit e Federatës, të cilët i rezervuan një pritje të ngrohtë.

Kryetari i Vatrës, Elmi Berisha, mbasi i uroi mirëseardhje Kongresistit Engel, e vlerësoi shumë lart kontributitin e tij për Kosovën dhe ndihmesën e tij për shqiptarët në Luginën e Preshevës, në Maqedoni dhe në Mal të Zi. Berisha e kujtoi miqësinë e Zotit Engel me Presidentin historik të Kosovës, Ibrahim Rugovën.

Edhe afaristi i njpohur shqiptar Harry Bajraktari e vlerësoi lart kontributin e kongresistit Engel për çështjen shqiptare. Ai kujtoi se Engel ka qenë një përkrahës i madh i Kosovës, qëkur është zgjedhur për herë të parë anëtar i Kongresit, më 1989.

“Kongresmeni Engel e nënshkroi rezolutën për shprehjen e mbështetjes për Presidentin Rugova në fillim të viteve 1990 … Pas pavarësisë së Kosovës, Kongresmeni Engel u përpoq ta sillte Kosovën në Korporatën e Mijëvjeçarit,  MCC. Angazhimi i Engelit për Kosovën nuk ndalet këtu, është shumë më i madh. Ne kemi nderin të kemi në Kongres një mik si Engel, i cili është mik i të gjithë shqiptarëve – të Luginës së Preshevës, Kosovës, Malit të Zi dhe Maqedonisë“, tha Bajraktari.

Ai e vlerësoi si shumë të rëndësishëm edhe kontributin e Kongresistit Engel për përfshirjen e Kosovës në Fondacionin e Milleniumit dhe kujtoi se vitin e kaluar MCC dhe qeveria e Kosovës nënshkruan një program prej prej 49 milion dollarësh që synonte rritjen ekonomike  të Kosovës.

Editorja e seksionit anglisht të gazetës “Dielli”, Rafaela Prifti, e mbesa e ish sekretarit të Federatës Panshqiptare “Vatra”, foli për historikun 108 vjeçar dhe për rolin dhe kontrobutin e kësaj federate.

“Lufta dhe përpjekjet e vatranëve dhe patriotëve të tjerë shqiptarë për pavarësinë e Shqipërisë, për lirinë  e për të drejta të shqiptarëve në Kosovë e në viset shqiptare në Çamëri, si edhe veprimtaria kundër regjimit komunist në Shqipëri ishin të mëdha këtu, në Amerikë”, tha Rafaela Prifti./ylliria press/

Please follow and like us: