‘Mezhgorani’, gjykata jep masat e sigurisë për 31 të arrestuarit
Gjykata e Përmetit ka caktuar masën e sigurisë për të arrestuarit e operacionit “Mezhgorani”.
Nga 31 personat që sot dolën para gjykatës, gjyqtari ka shqyrtuar dhe dhënë vendimet për 29 prej tyre, teksa 16 vendosi t’i linte në burg, 11 në detyrim paraqitje dhe 2 në arrest shtëpie.
Nedërkaq, për dy prej të ndaluarve, konkretisht për Betim Shkupin dhe Sait Fishtën masa e sigurisë do të caktohet nesër. Vendimi për Shkupin do të jepet nga një tjetër gjyqtar për shkak të konfliktit të interesit, ndërsa për biznesmenin, Sait Fishta, vendimi u shty për shkak se është i shtruar në spital.
Më poshtë lista e plotë me emrat dhe masat e sigurisë:
Arrest me burg
Amarildo Aliko
Eraldjan Hodo
Xhevair Sejati
Neuland Miçi
Skënder Toska
Armando Hajdinaj
Sidi Ramaj
Erment Beqaraj
Askerd Malke
Elidon Alikollari
Ervin Çela
Antonio Hasa
Adriatik Brakaj
Aristidh Çoli
Klea Pëllumbi
Kladi Dervishi
Detyrim paraqitje
Henri Çili
Shpresa Gjocaj
Liko Jazi
Renato Toska
Kejsi Meço
Edmond Xaka
Kristina Bashi
Lisandër Alikollari
Entilon Kamberaj
Abaz Dani (Mesi)
Daniel Yzeiraj
Arres shtëpie
Ilir Korbi
Besnik Fishta