Fritz RADOVANI: Si shpëtoi tavani i Kishës Kathedrale në Shkodër?
TAVANI I KISHES KATHEDRALE SHKODER
VEPER E ARTISTIT KOL IDROMENO
1973. Po afrohej koha e zhvillimit Kongresit të shtatë të BGSH në “Pallatin e sportit” të Shkodres, i porsa rindertuem në Kathedrale ose Kisha e Madhe… Me 11 Qershor 1973.
Kur po vazhdonte punimet aty ingjenjer Bujar Golemi, erdhi me pa gjendjen pak muej perpara perfundimit nga Tirana, Kryetaria e BGSH Shqipnisë Vito Kapo. Ajo takoi aty ingjenjer Golemin dhe biseduene per kohen e perfundimit punimeve… Pjesët ansore ishin perfundue, kishte mbetë vetem zevendsimi i tavanit simbas projektit rindertimit…
Vito Kapo e pyeti: “Po, pse kerkoni per ta prishur këte tavan që është?”, Ingjenjeri i tha se do të zevendsohet me një tavan me hark dhe i ngjyrosun bardh si në projekt…
Vito Kapo e shikoi tavanin dhe i tha: “Po, ky tavan që është mua më duket shumë i bukur, ky është vërtetë një vepër arti, pse doni ta prishni? – Jo, në asnjë mënyrë mos e prekni, dhe po ju pyeti njeri i thoni, se kështu ka thënë Vitua..!” Dhe ashtu u vendos…
Pak kohë mbas kësaj bisedë më ra rasti me takue njenin nga të kater vetët që ishte aty kur u bisedue nga Vito Kapo, mosndryshimi i tavanit Kishës së Madhe, dhe po më thotë se, kur Vito mori vesht se ai tavan asht veper e piktorit Kol Idromeno, u kishte thanë: “Po ku ti marrim veprat e atyre artistëve sot..?”… Vito Kapo e donte artin! Këte e kam provue edhe kur ishte Ministre e Industrisë së Lehtë, në një ekspozitë tekstili që pata përgatitë në Dhomen e Tregtisë në Tiranë që, ma vonë u hap në Vjenë…
Melbourne, 2 Mars 2020.