Albspirit

Media/News/Publishing

Komisioni Europian rekomandon sërish çeljen e negociatave me Shqipërinë

Komisioni Europian nuk ka ndryshuar qëndrimin e tij në lidhje me celjen e negociatave për Shqipërinë duke rekomanduar sërish hapjen e tyre.

Në progresraportin e publikuar këtë të hënë, Komisioni thotë se Shqipëria meriton nisjen e bisedimeve.

“Duke parë përparimet domethënëse dhe plotësimin e kushteve të vendosura unanimisht nga Këshilli në qershor 2018, Komisioni rekomandoi në paketën e zgjerimit për vitin 2019 që Këshilli Europian të nisë bisedimet për anëtarësim me Shqipërinë. Shqipëria ka rritur përpjekjet e saj për të arritur rezultate të prekshme dhe të qëndrueshme në pikat kyçe të identifikuara në përfundimet e Këshillit në qershor 2018. Si rezultat e kësaj, rekomandimi i Komisionit në vitin 2019 për hapjen e negociatave me Shqipërinë mbetet i vlefshëm”, thuhet në progresraport.

Please follow and like us: