Joe Biden fiton 9 nga 14 shtete, Sanders rradhitet i dyti
Joe Biden ka fituar 9 nga 14 shtetet që votuan për të zgjedhur një kandidat Demokrat për zgjedhjet presidenciale të nëntorit. Biden ka fituar në Masaçusets, Minesota, Oklahoma, Arkansas, Alabama, Tenesi, Karolinën e Veriut dhe Virxhinia. Ndërkohë Bernie Sanders pritet që të fitojë në Kaliforni dhe tre shtete të tjera. Të dy këta kandidatë udhëheqin garën për t’u përballur me Presidentin Republikan Donald Trump në nëntor. Ndërkohë, ish-kryetari i bashkisë së Neë York-ut Michael Bloomberg ka shpenzuar më shumë se gjysmë miliardë dollarë në fushatën e tij, por nuk ka fituar një shtet të vetëm.
Please follow and like us: