Albspirit

Media/News/Publishing

Ndue Ukaj: Kosova dhe raportet me Perëndimin!

Image result for rugova me bush dhe klinton

Kosovën e kanë dërmuar udhëheqësit kryeneçë dhe primitivë, me fraza, retorikë boshe dhe dokrra patriotike.

Secili njeri racional e di mirë se për Kosovën e sotme dhe të nesërme, nuk ka interes më të madh dhe më jetik sesa ruajtja e kultivimi cilësor i raporteve me Amerikën dhe perëndimin.
Të tjerat janë dokrra.

Pa Amerikën dhe perëndimin, shteti i Kosovës nuk mund të ekzistojë.
Sepse, Kosova politike është krijesë e Amerikës dhe perëndimit.

Prandaj, lini gulçimat stalinisto – enveriste dhe mos krijoni iluzione e kampe anti-perëndimore.
Sepse, kështu i bëni shërbimin më të mirë Serbisë.

Shqiptarët, asnjëherë nuk kanë humbur duke e dëgjuat Amerikën dhe perëndimin. Përkundrazi, kanë fituar krejt çka kanë synuar.

10 qershor 2007, Presidenti George W.Bush: Mjaft është mjaft, Kosova është e pavarur!

Please follow and like us: