Albspirit

Media/News/Publishing

Dr. Melsi Labi, gjirokastriti që hedh dritë mbi antikitetin në Luginën e Drinos

Image may contain: 2 people

Dr. Melsi Labi, punonjës i brendshëm shkencor në Akademinë e Shkencave të Republikës së Shqipërisë, është personaliteti që me ekspeditat kombëtare e ndërkombëtare po hedh dritë mbi historinë e antikitetit në Luginën e Drinos.

Dr. Melsi Labi, me detyrën e specialistit të luginës në Akademinë e Shkencave është njëkohësisht dhe pergjegjësi i projekteve ndërkombëtare të lugines së Drinos.

Me fillimin e pranverës nis në Gjirokastër edhe një projekt tepër ambicioz ndërkombëtar për luginën, project i cili çel prespektiva të shkëlqyera si për arkeologjinë shqiptare, studimet e antikitetit, por edhe për turizmin.

 

Kush është Melsi Labi?

Melsi Labi lindi në Gjirokastër, më 11 Mars 1978. Është diplomuar në degën e Historisë, për t’u specializuar më pas për Arkeologji në Britaninë e Madhe. Ka marrë pjesë në disa ekspedita gërmimesh arkeologjike në Butrint, Durrës, Finiq, Lezhë, Sarandë dhe Tiranë. Në vitin 2008 ai ka qenë drejtor i qendrës kulturore “Aleksandër Moisiu” në qytetin e Durrësit. Melsi Labi ka mbajtur funksionin e drejtorit të Përgjithshëm të Politikave për Artin në Ministrinë e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve dhe në nëntor 2013 zgjidhet drejtori i Muzeut Historik Kombëtar të Shqipërisë.

Please follow and like us: