Fritz RADOVANI: Sa miliona vetë ka vra Stalini?
STALINI…E SHKODRA
Një ndër çerdhet e mnershme staliniste në Ballkan ishte edhe Shkodra…
Në 1900 Shkodra e 28 pianofortave ndër shtëpijat shkodrane, mbas 1944 u ba Shkodra e 26 burgjeve komuniste… Ishte një andërr e vjetër turke që u realizue nga Enver Hoxha, pasues i sulltan Mehmetit, që la ‘amanet’: “Mos të mbetet gjallë asnjë shkodran”!
As Stalini nuk e kishte larg Stambollin. Kur hypte majë Kaukazit, përshndetej me shami.
Në vitin 1944 kur forcat jugosllave të Titos rrinin tue pritë mbas Taraboshit ikjen e të gjitha forcave gjermane, Stalini bahej gati me sjellë ‘specialistët’ e KGB në Shkodër…
Më tregonte në 1991 i ndjeri Ragip Meta: “E mnershme edhe sot me i mendue hetuesit shqiptarë, njeni ma katil se tjetri, kur rrinin në hetuesi tue kqyrë ndër sy jugosllavët, e rusët shka me i ba ma viktimës së shkrryeme përtokë e të mbuluem me gjakun e vet”!?
Pra, edhe në Shkoder, barbarët Tito e mbas tij Stalini..kanë ba viktimat e tyne…
PO, SA?!
Askush nuk e di… Arkivat vazhdojnë me kenë të dyllosuna… U vra kush u vra… Ata ikën!
Sa vetë u mbytën ndër hetuesi? – U vra kush u vra… Ikën… Sa vetë u groposën të gjallë? – U vra kush u vra… Ikën… Sa vdiqën ndër internime?! – U vra kush u vra… Ikën…
Po, sa janë viktimat e sllavo-komunizmit oriental?! – U vra kush u vra… Ikën… Ikën…Edhe ata që vikatën..,“bijt’ e Stalinit jemi ne!”… Ikën si do t’ ikin edhe bijt’ e tyne!
Mos e zgjatë… Nuk njollosim Titon, Stalinin, Enverin, Ramizin, Mehmetin, Rilindjen…
As komunizmin, as Jaltën… Kjofshin ata edhe 1 milion… Ikën… Ata ikën… Pritni tjerët!..
Nuk prishemi me pasuesit e Beogradit, Athinës, Stambollit e Romës…Harrova Moskën!
Moskën… Bash aty ku e ka zemrën, trunin e t’ardhmen “Rilindja komuniste e sotit”!…
Melbourne, 4 Mars 2020.