Guxim Alimani: Drejtësia…Një reformë që u ekzekutua pa gjyq!
Kryegjygjtarin e Vlorës Skënder Haluci regjimi komunist e dënoi me pushkatim. Zoti e shpëtoi, por duket se KPK-ja është më idhnake se diktatura…ndaj me një të rënë të lapsit e dënoi prapë “me vdekje”. Një vdekje më e rëndë se ajo qe i pat rezervuar regjimi komunist për një burrë të tillë të dinjitetshëm. Unë jam njeri nga ata që kam besuar deri diku te Reforma në Drejtësi, por sot nuk kam më asnjë iluzion. Reforma jo vetëm u dënua, por u ekzekutua. Tani ajo ka vetëm një qëllim dhe “risi”: T’i bëjë ca para babait të Gentës, Leka Bungo që të mund të kavariset te Cazino “Tajvani”, ku erret e gdhihet me paratë e “pensionit”.
Please follow and like us: