Seminari i Akullores Artizanale Pregel te Neranxi
Sot, në ambientet e Institutit Kulinar Neranxi, u organizua Seminari i Akullores Artizanale Pregel, i cili njekohesisht çeli dhe sezonin per vitin 2020.
Kompania Neranxi, nje partner besnik i kompanise Italiane Pregel, tashme prej 25 vitesh distributor ekskluziv i saj per tregun e Shqiperise dhe prej me shume se 5 vitesh dhe ne ate te Kosoves.
Seminarit i dhanë dinamizëm e gjallëri me pjesëmarrjen e tyre kliente nga e gjithe Shqiperia, Kosova, Maqedonia dhe Mali i Zi.
Z. Daniele Parma, perfaqesues i eksportit per rajonin e Ballkanit i kompanisë Pregel prezantoi produkte e reja, specifikimet teknike, avantazhet e perdorimit te produkteve superiore ne xhelateri sic janë ato te brandit Pregel, dhe lehtesia qe i sjellin klientit ne perdorim, pershpejtimin e kohes, garancia e nje akullore me strukture te mire, pamje te bukur dhe shije te perkryer.
Xhelatieri i Pregel Pastrychef Giampiero Mele demonstroi receta inovatore, produkte te reja, shije te jashtezakonshme qe me nje paraqitje moderne ne vitrine, befasoi me shijet e mira, kombinime ngjyrash me dizajn avantgard, saqe nuk e beson qe jane vasketa me akullore, por vepra te artisteve bashkekohore.
Klientet i pershendeten dhe themeluesit e Kompanise Neranxi, z. Nikollaq Neranxi dhe zj. Nurie Neranxi, qe jeten e tyre ja kane dedikuar industrisë ushqimore ne sherbim te klientit per te sjelle produktet me te mira per konsumatorin shqiptar.