Tropoja nderon Jasharajt e Prekazit… festë masive në Bajram Curri!
Guxim Alimani
Në një ditë përkujtimore Familja Jashari ka preferuar të udhëtojë për në Tropojë ku është pritur me madhështi dhe nderuar me titullin “Nderi i Tropojës” nga Kryetari i Bashkisë Rexh Byberi. Ceremonia madhështore e mbajtur në Pallatin e Sporteve “Valbona” është paraprirë nga një paradë festive në sheshin kryesor të qytetit ku djali i Heroit Adem Jashari, Lulëzim Jashari ka vendosur një kurorë te busti i Bajram Currit. Folës të ndryshem si Kryetari Byberi, Prefekti Kuçana, ish-Presidenti i Kosovës Fatmir Sejdiu dhe Ambasadori Islam Lauka evidentuan kontributin e kësaj familje heroike dhe mesazhet që akti i tyre përcjell në breza!
Please follow and like us: