Albspirit

Media/News/Publishing

‘E kam oborrin plot me varre dhe plumbat në trup’,Daut Haradinaj i kujton Ramës se kush është Vuçiç

Përplasja e kryeministrit Rama me ish-kryeministrin e Kosovës Ramush Haradinaj është përshkallëzuar që kur ky i fundit la zyrën e kryeministrit. Akuzat e ndërsjellta janë shoqëruar edhe me gjuhë të ashpër. Haradinaj e akuzon Ramën se ka përkrahur marrëveshjen me shkëmbim territoresh mes Kosovës dhe Serbisë ndërsa kryeministri shqiptar ka ngritur padi për shpifje ndaj Haradinajt dhe duke kritikuar fort vendimin e tij për vendosjen e tarifës së mallrave ndaj Serbisë.

Së fundi ka qenë vëllai i Ramush Haradinajt, Dauti që ka komentuar këtë përplasje. Ai ka publikuar një video në faqen e tij të Facebook ku flet për krimet e presidentit serb Vuçiç në Kosovë.

Këto fakte ai thotë se i duhen rikujtuar kryeministrit Rama sëbashku me faktin se ato nuk janë të një kohe të largët pasi ai vetë “ka plumbat në trup” dhe “oborrin plotë varre”.

Tirana duhet ta dijë kush është Vuçiqi!

Publiée par Daut Haradinaj sur Mercredi 4 mars 2020

“Unë për këtë e kam shqetësimin pse duhet të vrapojmë pas ideve të Vuçiçit? Ndoshta z. Rama nuk e din’ se kush është Vuçiçi, se Vuçiçi ka qenë ministër i Millosheviçit në kohën kur është përgjakur Kosova.

Duhet me ja kujtu! Sa herë që ta harrojë duhet t’ja kujtojmë se kush është! Ore zotëri a e di për kë je duke folur! Jemi duke folur për të njëjtit zyrtarë që i kanë kanë shërbyer devotshmëri Millosheviçit dhe janë sot në krye të shtetit.

Nuk mund të sillemi ne sikur kurrgjë nuk ka nodhur këtu, si këta primitivë të shekullit të kaluar! Cilit shekulli të kaluar? Cilit shekull të kaluar, unë jam aktor fizik i asaj periudhe?

Unë i kam plumbat në trup o dashamir, unë e kam oborrin plot me vorrë për të ardhur deri këtu! 12700 njerëz i kemi dhënë dhe rreth 70% e Kosovës është shkatërruar është bërë rrafsh me tokën!,” shprehet Haradinaj.

Please follow and like us: