Albspirit

Media/News/Publishing

Brunilda Spiro: Mësimdhënia është dashuri për njeriun

Image may contain: possible text that says '6:40 AM Kam njohur shume mesues pedagoge ne keto 15 vite edukim dhe ajo qe kam kuptuar eshte se, cdo mesues eshte aty per nje arsye. Disa per te te treguar se cfare nuk duhet te behesh kurre, dhe disa te tjere per te te dhene shembullin drejte. Nuk harroj asnjehere te te uroj per 7-8 Marsin, pervecse nje mesuese te kam gjithmone respekt dhe mirenjohje, je dhe nje grua e forte qe jep gjithnje shembullin duhur. Uroj vetem te mira per ty. Te perqafoj Aa :'

Dy ndjesi më zgjuan plotësisht, sapo lexova këtë mesazh në mesenxher, kënaqesi dhe keqardhje. Kam marrë edhe shumë mesazhe të tilla në vitet që kam ikur dhe mendoj që nxënësit, të cilët dikur i mësoja, tani po më mësojnë jo vetëm të ndihem mirë, por edhe të vlerësoj mësimdhënien time. Nuk kanë rëndësi sa vite ke dhënë mësim, por sa gjurmë si këto ke lënë. Faleminderit!
Gezuar të gjithë mësuesve! Mësimdhënia nuk është art, këto janë fjalë të mëdha… Mësimdhënia është dashuri për njeriun që ke përballë, që është i vogël dhe i brishtë, por që pret prej teje shumë, jo vetëm njohuri të sakta e të ftohta, por ta duash e ndjesh njeriun dhe atë çfarë bën.

Please follow and like us: