Albana OSMANI: Gëzuar 8 Marsin të gjithë KAMPIONET e mia aty!
Gëzuar 8 Marsin të gjithë KAMPIONET e mia aty!
Kur i thanë: Mer një burrë të pasur të jetosh mirë, ajo u përgjigj: Do jem unë ai burri i jetës sime, e lirë, e fortë dhe e sigurte në çfarë jam”! Dhe po e brishtë, e butë dhe e përulur në dashuri si brinja poshtë ijës së zemrës së tij, për t’u mbrojtur e dashur fort.
Kur i thanë: Do të duhet dikush t’ia dalësh, sidoqoftë, ajo u përgjigj: Në fakt ia kam dalë ndërkohë!
Kur i thanë: Duhet të heshtësh, të strukesh e të mbash vendin tënd, ajo u përgjigj: Vendi im është statusi më i lartë, fëmijë i Zotit, fëmijë i Babait e Nënës sime. Vendi im është aty ku këmbët e mia do ecin të lumtura zbathur në ajër duke fluturuar!
Kur i thanë: Shiko si e zgjedhin të tjerat se ka gjithmonë një formë, ajo u përgjigj: Prandaj ato janë “të tjerat”!
Kur i thanë shumçka… kur e shtynë…nga mbrapa dhe rrjeta merimangash thurën ditë e nate, ajo mbylli sytë e saj dhe tha: Hahahahaha …kaq!
Të gjitha KAMPIONEVE të mia atje ju uroj sot në ditën e Gruas, LIRINË dhe DASHURINË për atë që je TI, GRUA!