Albspirit

Media/News/Publishing

Artan Kajtazi: Adem Jasharit

Image result for adem jashari

Ai nuk ishte njëlloj si çdo njeri shikon n’rrugë

Mjekërgjatë e automatikun n’dorë

Ai shtëpi kishte malin, e zogjtë lahutar

dhimbje ndjente veç për perëndimin e diellit
Ai do të mbetet n’kohë edhe përtej kohërave

emnin e njëmijë luftëtarëve e ka

Ai kah ecte krijonte harta t’reja
ushtar kishte qejf ta thërrisnin
Ai edhe kur buzëqeshte i ngrinin rrudhat n’ballë
kur t’shikonte n’sy t’kapte drithërimë dhe retë iknin fluturimthi
Ai ku shkelte zverdhej dhe thahej bari

ishte gjithandej

Ai tri ditë diellin e nxiu
e tri net hanën e ndriti, ah ditët e natës

Ai lindi për të qenë vetë lira

një rënie si kjo, krijon çdo gjë nga hiri!

Please follow and like us: