Albspirit

Media/News/Publishing

Bedri Blloshmi, letër publike për amabasoren e SHBA, Juri Kim

Image result for bedri blloshmi

 Bedri Blloshmi, ish i Përndjekur Politik.

E nderuar, Shkëlqesia Juaj, Juri Kim!

Zgjodha t’iu drejtohem publikisht pasi shqetësimet që po ngre në këtë letër publike, i përkasin jo thjesht mua, familjes sime, por kanë një spektër më të gjerë dhe prekin një pjesë të konsiderueshme të popullsisë shqiptare. Jam një nga mijëra familjet të dërmuar nga sistemi gjakatar, diktatorial dhe terrorist i komunistëve.

Për shkak të copëtimit të Shqipërisë në 1913, ne jemi ndër të rrallet vend që kufizohemi me troje e popullsi etnike. Megjithatë pushtimi më barbar që i ndodhi këtij vendi ishte pas vitit 1945 ku u instalua një regjim vrasës nga baballarët e këtyre që qeverisin për dy mandate rresht. Gjatë këtij pushtimi vendi u shndërruar në një burg të madh dhe përpos të tjerave ka mbi 550 të ekzekutuar dhe që aktualisht janë pa një varr. Qindra e mijëra të internuar kanë ende njerëzit e tyre më të dashur buzë përrenjve apo skutat e errta.

Megjithëse në grahmat e fundit, komunistët më 10 gusht 1988 vranë poetin dhe atdhetarin Havzi Nela, e varën në mes të qytetit të Kukësit (i varuri i fundit në litar i diktaturës) dhe urrejtja e tyre shkonte deri aty sa të varrosej pa kokë.

Po bëhen 30 vjet në sistemin e ri e megjithatë asnjë gjyq nuk është bërë për të gjithë ata drejtues, hetues, oficerë sigurimi, që tejkaluan edhe makinën naziste. Nuk them për dënime kolektive se ato ndodhnin pa fund gjatë regjimit diktatorial, por për krime të caktuara që kanë emra të përveçëm dhe që ende ndodhen në poste të rëndësishme në Parlament, Administratën Publike, në Drejtësi, në Shoqëri Civile e  Media.

Shqipëria ka disa vjet që drejtohet nga një parti në qeverisjen qendrore dhe atë lokale, madje është një person kryeministër-kryetar partie që drejton gjithçka, që skandalet ndjekin njera-tjetrën dhe që njerëzit ikin nga sytë këmbët dhe u dridhen sytë nga mashtrimet dhe demagogjia që ia kalon edhe atyre emisarëve kryesorë të diktaturës.

Natyrisht se çdo administratë amerikane do punojë me qeverinë dhe me opozitën, me atë që zgjedhin shqiptarët t’i qeverisin apo të bëjnë opozitën, por ne do të dëshironim për disa mbështetje të mëdha. Dhe një nga këto mbështetje do të ishte ndikimi juaj (vetoja) për kufizimin e mandateve të deputetëve, ministrave, etj sepse jemi i vetmi vend që nuk e kemi ripërtëritur klasën politike, është pak a shumë ajo që ka qenë në vitet nëntëdhjetë.

Vendi ynë ka shumë segmente të korruptuar dhe reforma në drejtësi e inicuar dhe e mbështetur nga ju po godet prokurorë e gjykatës me pasuri marramendëse, megjithatë koorporata më e inkriminuar është ajo politike që është në krye të grabitjeve spektakolare.

Image result for bedri blloshmi

Please follow and like us: