Albspirit

Media/News/Publishing

Cikël poetik nga Avdush Canaj

Image may contain: Avdush Canaj, eyeglasses and closeup

Poezi e vogël
Variant

Kjo poezi është e vogël
sa një kokërr mollë

çdo varg e ka të ëmbël
si vera pa këmishë

ëmbëlsohuni sa të doni

po deshët mbushni
edhe xhepin e dëshirës

vetëm pak lini
për pëllumbin tim
kur vjen të pushojë
në tastierë të rimës.

 

Dega me mollë

Dega me mollë
është këngë.
Faqe që pret puthjen.

Dega pa mollë
vjeshtë është.

Melodi e shiut
në kapelë
të kopshtit.

 

Më vjen si pulëbardhë

Nëna ime s’kishte shkollë
asnjë ditë,
ishte kohë e robërisë,
kur bënte oja me mëçik
këndonte vargje
nga “Lahuta e Malcis”!

Kishte zë ylberor nënëmira ime,
bilbileshë në maj!
Pëllumbat i zbrisnin në sup,
dëgjonin me mua këngën e saj.

Lulet kudo çelnin, hapnin petalet!
Kënga merrte krahë,
këndonte kopshti,
fushat,
malet…

E pyeta një ditë në përqafim:
– Ku e ke mësuar këtë këngë të bukur
kur s’di shkrim-lexim?!

I qeshën sytë e kaltër si dy kroje:
Nga babai im. Babai im.

-Ti më ke thënë çiltërisht,
ai firmoste me gisht.
– Me gisht, po diellin e shihte larg,
i pari,
lahutën e mësoi nga gjyshi i vet,
lahutari.

Kaherë nëna ka shkuar tek yjet,
atje kujdeset për lulet,
i përkdhelë me dorë!
Kur malli krahët shtrinë,
më vjen si pulëbardhë
me atë zë të ëmbël, hyjnor!

E shtunë, 22 shkurt 2020.

Please follow and like us: