Albspirit

Media/News/Publishing

Gratë në Konferencë në Maqedoni: Sot Parlamenti i Kosovës dhe pesë ministri udhëhiqen nga femrat

Në Konferencën Rajonale në temën “Akademia e grave për politika rajonale”, e cila punimet e saj i zhvilloi në Shkup të Maqedonisë, morën pjesë edhe përfaqësuese nga Kosova, të profesioneve të ndryshme e sidomos nga fusha e politikës dhe shkencës në përgjithësi. Dr. Mybera Shala Mustafa, e cila është edhe në Këshllin e Përgjithshëm të Lidhjes Demokratike të Kosovës, foli për rolin dhe sfifat e gruas në zgjedhjet e 6 tetorit 2019 dhe krijimin e qeverisë të dalura nga këto zgjedhje. Sipas saj, në këto zgjedhje ka pasur votues më shumë, për dallim nga zgjedhjet e vitit 2017. “Të gjitha partitë politike kanë respektuar bazën ligjore për kuotën gjinore. Por ajo që është më me rendësi është së për herë të parë në vend kemi pasur një kandidate për kryeministre femër, e cila ka qenë dr. Vjosa Osmani”. Por, dr. Mustafa, paraqiti edhe hisa hedikepe se në këto zgjedhje nuk ka qenë femra e pranishme në menaxhimin e zgjedhjeve, në shtabe zgjedhore të partive politike si dhe në qendra të monitorimit të votimit. Gjithashtu, krahasuar me zgjedhjet paraprake, nga gjinia femërore kanë fituar për Parlamentin e Kosovës me votat e tyre, pa ndihmën e kuotës gjinore 30%, dhe për herë të parë kemi më shumë se 30% nga kjo gjini në këtë legjislaturë dhe për herë të parë kemi kryetapralentaren e gjinisë femrore, gjithashtu edhe pesë ministri të udhëhequra nga femrat, më shumë se krejt qeveritë e deritanishme. Dr. Myberja, gjatë kësaj konference ka thënë se nuk është e kënaqur me këtë kuotë, me 30%, sepse siç u pa gratë kanë fituar me vota konkuruese, dhe se duhet të respektohet ligji për barazi gjinore 50%, dhe se në të ardhmen çdo institucion të menaxhohet 50% nga gjinia femërore dhe 50% nga gjinia meshkullore. Konferenca është organizuar nga Shoqata “Konrad Adenauer Stiftung”, me mesazhin e saj “Së bashku për përfaqësim të barabartë në politikë”.

Please follow and like us: