Kaltrina Hoti – poetja që vrapon pas diellit
Nga Miho Gjini
Në Takimin e sivjetëm të Diasporës, do të më befasonte me shqiptarizmën, po edhe me talentin e saj, një krijuese tridimensionale (poete, piktore e publiçiste), nga krahina jonë e lashtë Plava e Gucia, e cila e kishte ndarë jetën dhe veprimtarinë e vetë midis Malit të Zi, Kosovës, Amerikës dhe vatrës mëmë, Shqipërisë. Do ta quaja kështu një shqiptare të thekur nën qiellin e Atdheut-Diell, me një dashuri të thellë për vatanin, gjuhën, kulturën e për krejt ajrin e vëndlindjes së shenjtë, për të cilën përgjërohet në çdo varg që del nga shpirti i saj.
E shkolluar me studimet e larta në , në Sh.B.A dhe në degën e pikturës t në Texas, shkruan 8 libra me poezi, pesë prej të cilave i boton në gjuhën shqipe. Sepse Dielli që i rrezaton dhe i jepë ngrohtësi e dashuri të pakufishme, është për të Shqipëria dhe ajo do të vrapojë gjithmonë pas Diellit-Shqipëri ngado që vete, shkon nëpër BOTË e përsëri kthehet e malluar…
Poetia nga Plava Kaltrina Hoti, e lindur po këtu dhe e lidhur pazgjidhmërisht me trojet e hershme shqiptare, ia kushton ciklin me poezi të zgjedhura , gjyshit të saj patriot Shar Ibë Haxhaj dhe metafora e zjarrtë e sublimitetit shpirtëror e çon deri në varrin e tij, ku i pikojnë do lotë përvëlonjës! E i lindin <fjalë dashurie të pathëna, për ti shndrruar në flakë/yjet e nëmura!>. Dhe ka vetëm një dëshirë të flaktë, që , midis diellit, qiellit dhe detit.
Nëpër vargjet poetike të këtij libri emocionues, që shtrihet në një sfond patriotik të ndezur fortë, ka një <luftë brënda vetes, për vetveten>, që ka të bëjë me moszhbërjen e këtyre trojeve, me rrezikun e zhdukjes së tokave të lashta shqiptare, të identitetit shpirtëror, të gjuhës e kulturës autoktone, -,-shprehet në një varg poetik lapidar ajo, , e cila zgjohet dhe ,,,. Dhe, mbi të shkuarën e hidhur kërkon < të ngrerë Grat e saj>, të <shëroj plagët>!, të ngul në murin e shtëpisë së vjetër qoftë edhe <një gozhdë të ndryshkur> dhe të thotë me zë të lartë: <Derën e shtëpisë hape/të vijnë të gjitha stinët…./-, sepse,-vazhdon ajo,- E gjithë jeta i ngjan një nate të gjatë…kryqëzuar mes shpresës/territ e dhembjes!>
Kjo poete që i ka rrënjët e veta në Plavë dhe krahët në Kontinentin e Largët, të drithëron me ndijesinë e shqiptarizmës që ka në shpirt, si një valëzim tronditës që sa vjen dhe i ritet, duke arrirë në nivelin e një revolte, kur shprehet: < Hoti ju thërret! Mos më shisni tokën,….ujin/Sofra do tëmbetet pa krypë!>,,,Sepse <Një ditë do të kthehem/Te trungu i lashtë…,tek toka që e njohë me pëllëmbë,…si një Zog i lirë…në qiellin tim>…,edhe pse i ka <krahët të plagosur>. Dhe aty të vdes, pranë pragut të shtëpisë,-nga ku fluturojnë shqiponjat, atje në PLAVË e GUCI, ku ende flitet shqip dhe ku …,qoftë edhe sikur një rreze dielli të rrëmbejë e tia dhurojë dikujt/…,nëpër udhët e botës,-thotë ajo, përmes metaforës së dalë nga zemra e saj që pikon gjak!
Të shkruara thjesht, në gjuhën e mëmës, të gjyshit e të stërgjyshit, kjo poete që ka marrë <udhët e botës> dhe që kërkon të rrikthehet me domosdo, atje ku e ka parë jetën për herë të parë, me të qarat e të qeshurat e para, ka ndër këto vargje edhe shumë mall, vërtetësi të madhe,emocione tronditëse, shoqëruar me metafora të spikatura poetike. Poezia e saj rreket njëherësh edhe të vërtitet në ato struktura të vjershërimit modern, me vargëzime që prishen e ndreqen, sipas ritmit e harmonisë, të lira e të dala nga shpiti i saj, po përsëri do të jetë po ajo, Kaltrina e Plavës dhe e Gucisë, e syrgjinosura ne dhe të huaj, që asnjëherë nuk u bë plotësisht i saj, po rend përherë , e qartë, krenare, ndofta edhe me atë reptësi që kanë malet që ajo nuk i arrin dot me shtatin e vetë. Po ama, me po atë thjeshtësi, brishtësi e elegancë që e ka me vete, ngado që shkon e vete:…