Albspirit

Media/News/Publishing

Koronavirusin nuk e ndal paniku, por inteligjenca!

Image result for koronavirusi

Alketa Reci shoqe dhe ish kolege nga Italia shkruan: Sot në mengjes mora vesh se u identifikuan dy raste me koronavirus në Shqipëri, ndaj dua të ndaj me ju një mesazh nga një drejtor i Pneumologjisë në një prej spitaleve këtu në Itali. Ju lutem lexojeni me vëmendje! Jam munduar të bëj një përkthim të thjeshtë e të qartë për ju miqtë e mi!

***
Koronavirusin nuk e ndal paniku, por inteligjenca!
Kështu shprehet një studies i ri që është transferuar nga Shenzheni për në Wuhan për të bashkëpunuar me task forcën, e cila po lufton kundër epidemisë së koronavirusit, dhe transmetojnë informacione të thjeshta e të qarta për të gjithë të interesuarit, duke përshkruar çfarë është koronavirusi, si transmetohet nga një person te një tjetër dhe se si mund të neutralizohet.

Infeksioni i koronavirusit nuk provokon ftohje me simptoma, si: rrjedhje hundësh ose kollë katarale, por kollë të thatë. Kjo është gjëja më e thjeshtë për t’u ditur.

Virusi nuk i reziston dot nxehtësisë dhe vdes nëse është i ekspozuar në temperatura si 26-27 gradë, kësisoj konsumoni shpesh gjatë ditës pije të ngrohta si çajra, supëra të llojeve të ndryshme ose thjesht ujë të ngrohtë.
Lëngjet e nxehta neutraliojnë virusin dhe nuk është e vështirë t’i pini.
Shmangni pijet e ftohta dhe mos përdorni kube akulli.

Nëse mundeni, ekspozohuni sa më shumë në diell!

1. Madhësia e koronavirusit është rreth 400-500 nanometër, kështu që çdo lloj maske mund ta ndalojë: nuk nevojiten në përditshmëri maska speciale.

Është më ndryshe për sa u takon mjekëve dhe stafit mjekësor, të cilët janë të ekspozuar me forma të forta të virusit dhe duhet të jenë të pajisur me maska speciale.

Nëse një person i infektuar teshtin para jush, tre metra largësi mjaftojnë për ta rrëzuar virusin dhe do të pengojnë që të vijë te ju.

2. Kur virusi gjendet në sipërfaqe metalike, mbijeton për rreth 12 orë. Kështu që kur të prekni sipërfaqe metalike, si: doreza, dyer, elektroshtëpiake, mbajtëse në autobus, etj., lani duart dhe dezinfektojini shpesh ato me kujdes.

3. Virusi mund të krijojë fole në rrobat tuaja dhe të qëndrojë për rreth 6-12 orë. Detersivët e zakonshëm mund ta mbysin. Për sa u takon veshjeve, të cilat nuk mund të lahen çdo ditë, lërini të ajrosen në diell, pasi duke qenë i ekspozuar në diell, virusi vdes.

Si manifestohet?

1. Virusi instalohet para së gjithash në fyt, duke shkaktuar pezmatim dhe ndjesi të tharjes së fytit. Kjo simptomë mund të zgjasë për 3-4 ditë.

2. Virusi udhëton përmes lagështisë së shfaqur në rrugët e frymëmarrjes, zbret në trake dhe vendoset në mushkëri, duke shkaktuar polmonitin.
Ky kalim kërkon të paktën 5-6 ditë.

3. Polmoniti manifestohet me temperaturë të lartë dhe me vështirësi në frymëmarrje, nuk shoqërohet me ftohjen tipike. Por mund të keni ndjesinë sikur po mbyteni. Në këtë rast drejtohuni menjëherë te mjeku.

Si mund të shmanget?

1. Trasmetimi i virusit arrihet më tepër me kontakt të drejtpërdrejtë, duke prekur copa ose materiale, ku virusi është prezent, prandaj larja e shpeshtë e duarve është thelbësore.

Virusi mbijeton në duart tuaja për dhjetë minuta. Duhet nënvizuar se në dhjetë minuta mund të ndodhin shumë gjëra, si p.sh: fshirja e syve ose gërvishtja e hundës dhe kësisoj lejoni që virusi të depërtojë në fyt.
Kështu që për të mirën tuaj dhe atë të të tjerëve lani sa më shpesh duart dhe dezinfektojini ato.

2. Mund të bëni gargare me solucione dezinfektuese, të cilat eliminojnë ose zvogëlojnë kuotën e virusit që mund të depërtojë në fytin tuaj. Duke vepruar kështu, shmangni mundësinë që të kalojë nga fyti në trake e më pas në mushkëri.

3. Dezinfektoni tastierën e kompjuterit, mausin dhe telefonat (celularët).

Duhet të kemi kujdes më të mirë për ne, për të mirën tonë dhe të të tjerëve! “

(Marrë nga redaksia e ALT-së Milano)

Please follow and like us: