Albspirit

Media/News/Publishing

Daniele Parma: Në Shqipëri, te Neranxi shija e ëmbël e akullores PreGel ka shtëpinë e vet

Chef & Science: Një përshëndëtje e ngrohtë për gjithë lexuesit per te cilet po realizojme një intervistë me…
Daniele: Daniele Parma!

Chef & Scien: Daniele Parma është një përfaqësues i një kompanie Italiane që realizon produktet për prodhimin e akullores, e cila është shumë e njohur nga këto anë dhe sigurisht e njohur edhe për lexuesit tanë.. pra PreGel. Daniele sot te shohim nga këto anë, pra në Tiranë, si ka mundësi?
Daniele: Jam këtu në Tiranë, pasi jam përgjegjës i PreGel dhe i eksportit për këtë vend kaq të bukur, siç është Shqipëria, të cilin vetëm tani po filloj ta njoh.

Me këtë rast po përfitoj që t’ju falënderoj të gjithëve ju, për mikpritjen që më keni ofruar këtë javë. Erdhëm këtu në Tiranë për të prezantuar kompaninë dhe produktet tona, që tashmë pjesa më e madhe juaja i njeh, pasi PreGel, dhe qe është një kompani lider në botë, dhe për ne është një kënaqësi që ta prezantojmë në të gjitha vendet e botes, edhe në vendin tuaj po ashtu.

Është diçka për të cilën jemi shumë të kënaqur, pra fakti që kompania N. Neranxi, na e dha këtë mundësi duke na mirëpritur, që për me tepër bashkëpunojmë me te, prej më shumë se 20 vjetësh.

Chef & Science: Ndërkohë që ju përmendët një bashkëpunim, nuk më thatë se për çfarë bashkëpunimi bëhet fjalë këtë radhë, pra sot… Ishte një seminar i xhelaterisë këtu në Tiranë, pra seminari i PreGel apo jo?
Daniele: Kompania jonë prodhon preparate të ndryshëm për xhelaterinë, pastiçerinë, por edhe solucione për ata që merren me fushën.

Sot zhvilluam këtë seminar, në veçanti për xhelaterinë, me shef Gianpiero Miele, një shef Italian që prej shumë vitesh punon në këtë sektor. Patën kënaqësinë të prisnim kaq shumë njerëz dhe për hir të së vërtetës nuk prisnim kaq shumë të interesuar, për të parë drejtpërdrejtë paraqitjen e proçedurave të përgatitjes së 8 recetave të akullores, me shije dhe dekore të ndryshme.

Ishte një nder të shihje, sesi njerëzit e vlerësonin dhe shijonin këtë proçes. Duke përfituar nga rasti dua të përshëndes të gjithë ata që e ndoqën seminarin edhe nëpërmjet rrjeteve sociale dhe në facebook madje, për vëmendjen që na dedikuan dhe mbi të gjitha për interesin rreth produkteve tona.

Chef & Scien: Dukeni që jeni shumë i ri. Mund të na thoni sa kohë keni që punoni për PreGel?
Daniele: Unë kam filluar të punoj për PreGel, që nga muaji Tetor pasi u diplomova në Korrik të vitit të shkuar dhe, fillova në këtë kompani si një ndërmarrje e cila ndodhet në qytetin tim dhe që jam tepër krenar për këtë gjë. Është një vend në të cilin po ndihem shumë mire.

Chef & Science: Keni patur eksperienca në vende të tjera përveç Shqipërisë? Pra pyetja në këtë rast është: Çfarë mendoni për ne Shqiptarët, për klientët e Neranxit por edhe të PreGel-it rrjedhimisht..
Daniele: Absolutisht po, le të themi që fillova ta njoh Shqipërinë rreth një muaj më parë, pikërisht pasi ka pak kohë që e kam filluar këtë punë dhe këtë fushë të cilën më kanë caktuar të ndjek një muaj më pare.

Së bashku me specialistë të Neranxit, kemi shëtitur pak, kemi qenë në Durrës dhe në vende të tjera të Shqipërisë, por mbi të gjitha, në Tiranë dhe kam ngelur vërtetë i mahnitur nga populli Shqiptar, edhe për faktin sesi mundën të ri-ngriheshit pas ngjarjes katastrofale të tërmetit të nëntorit të vitit që shkoi.

Me të vërtetë që kam ngelur i kënaqur dhe i mahnitur nga mikpritja e tyre dhe dëshira për të mësuar. Kam vënë re, se Tirana edhe Durrësi janë dy qytete në të cilat nuk mungon dëshira për rinovim, janë akoma në rritje dhe unë parashikoj një të ardhme vërtetë të ndritur për këto qytete, por edhe për vendin tuaj në përgjithësi.

Chef & Science: Juve komunikoni me njerëzit me anë të shijes që ofron PreGel, po në lidhje më komunikimin verbal – gjuhësor, pasi vura re se juve komunikonit edhe në Anglisht në disa raste. Si ishte eksperienca juaj me Shqiptarët?
Daniele: Sigurisht, një tjetër gjë që më la tepër të kënaqur dhe ma ka lehtësuar shumë punën, ishte fakti se këtu pjesa më e madhe janë tepër fluent me gjuhën Italiane dhe kjo gjë derivon edhe prej ngjarjeve historike, gjithsesi nuk ka problem kurrë me komunikimin, pasi kush nuk flet Italisht mund të dijë Anglisht,

Gjithsesi docentët dhe shefat Neranxi flasin shumë mirë gjuhën Italiane, ndjej shumë kënaqësi kur kuptohemi me njerëzit dhe shoh interesin e tyre për produktet që prezantojmë dhe u propozojmë. Dhe kjo është mrekulli pasi produktet tona sjellin inovacion dhe çdo vit ne prezantojmë mbi 70 produkte të reja.

Nuk është aspak e lehtë ti prezantosh gjithë botës gjithë produktet e reja përfshirë karakteristikat e tyre në detaj. Në Shqipëri, meqë këtë muaj jemi këtu, unë kam hasur një interes shumë të madh! Është diçka për të cilën unë, por edhe kompania që unë përfaqësoj, pra PreGel ndihet shume komode dhe e privilegjuar.

Chef & Science: Sot që po zhvillohet kjo intervistë është data 5 Mars, ndërkohë, kur do te riktheheni sërish në Tiranë?
Daniele: Në Tiranë do rikthehem pas fiks një muaji dhe, kjo pasi do të zhvillohet tek juve panairi i përvitshëm dhe përfitoj nga rasti t’ju them të gjithëve që janë duke na lexuar në këto momente se, në panairin e kompanisë Neranxi, ne do t’ju paraqesim gjithë krijimet e reja të 2020 – tës. Ju siguroj, se janë shumë produkte për të zbuluar, të cilat do bëjnë që akulloret dhe ëmbëlsirat tuaja, të bëjnë diferencën nga gjithë të tjerat.

Chef & Science: Për më tepër këtu paraqitet një pjesë e Italisë, duke marrë parasysh faktin se 70 % e produkteve tona janë të importuara nga Italia. A e keni vënë re këtë gjë?
Daniele: Sigurisht që po, shoh se përveç PreGel që është i sektorit të akulloreve, Neranxi merret me importin dhe shpërndarjen edhe të të tjera markave të produkteve ushqimore, kështu që kjo është një vlerë e shtuar që i atribuohet Kompanisë Neranxi.

Chef & Science: Ju falënderoj për këtë intervistë, le të themi që do të rishihemi muajin tjetër apo jo?
Daniele: Po, do të shihemi muajin tjetër, pra në 4 e 5 Prill, ju presim të gjithëve tek Kompania N.Neranxi, ku ashtu si edhe sot, do të jemi të nderuar t’ju paraqesim specialitetet tona.

Share:
Please follow and like us: