Qarku i Kukësit, supermasa kundër koronavirusit!
Prefekti i Qarkut Kukës Zenel Kuçana nuk ka pritur identifikimin e ndonjë rasti pozitiv me koronavirus, por ka dhënë alarmin dhe ka sugjeruar një sërë masash të rrepta sigurie. Për 24 ore rrjesht Prefekti jo vetëm ka angazhuar punonjësit e shëndetit publik 24 orë non stop, por ka vijuar me kontakte bashkëbisedimi me kryesuesit e klerit musliman për të shmangur rreptësisht ritet fetare në vende publike. Po ashtu është sugjeruar një regjim i kontrolluar për dasmat dhe funeralet. Të tre strukturat e Bashkive Kukës, Tropojë e Has janë në punë intensive për pastrimin total të ambjenteve publike dhe dizinfektimin e tyre dhe gjithë institucioneve që vijojnë punën. Inspektoriatet janë në punë me kontrolle dhe këshillime. Doganat janë të pajisura me personel të specializuar mjekësor.
“Nuk kemi asnjë rast të identifikuar dhe shpresojmë të mos kemi, thekson Prefekti Kuçana, por kjo vetëm na inkurajon të marrim masa rreptësisht parandaluese”.
Qarku Kukës përballon një fluks të madh udhëtarësh dhe vizitorësh, të cilët përbëjnë një rrisk të shtuar pa përmendur turistë të shumtë të sezonit dimëror ndaj alarmi i Prefekturës nuk është panic, por një risi parandaluese.