Ina K. Zhupa: Veliaj merr vendime të pakuptimta që nuk i përgjigjen situatës!
Veliaj merr vendime të pakuptimta që nuk i përgjigjen situatës! Bllokon transportin publik qytetas dhe ndërqytetas!
Nuk besoj se është konsultuar me ndonjë ekspert, por dua ta vë në dijeni që Italia është shpallur zonë e kuqe, ka qindra të vdekur, është në karantinë totale, por vendimi për transportin publik ka qenë edhe është të qëndrojnë të hapur dhe kërkohet të respektohen masat nga njerëzit dhe distanca.
Nuk e merr njeri autobusin për qejf që të dal të bëj një xhiro, siç mund të shkoj në kafe për qejf.
Nuk ka asnjë llogjikë bllokimi i transportit publik qytetas dhe ndërqytetas në Tiranë! Ndërkohë që nga rrethet të sëmurë të ndryshëm, me sëmundjet kronike, duan të vinë në Tiranë! Po edhe vetë qytetarët e Tiranës, që nuk kanë ende makina personale, por punojnë në shtet apo kudo tjetër që vazhdon puna, me çfarë do shkojnë në vendin e punës? E shumë shumë raste të tjera që kanë nevojë për shërbimin e trasportit publik.
Të vendos më shumë autobusa! Mos lejohet mbipopullimi! Të dezifektohen autobusat sa më mirë dhe sa më shpesh! Shoferët, faturinot të kenë maska dhe doreza! Të respektohen rregullat dhe nga pasagjerët! Të futet mekanizmi i gjobave për moszbatimin e rregullave!
Këto mund të jenë disa nga masat, o kryebashkiaku i betonit!