Albspirit

Media/News/Publishing

Mehmetali Rexhepi: In memoriam Musa Ramadanit!

Image result for musa ramadani

PARA BULËZAVE

 

 

U shkri qiriu i Mu Rait

pakës  para  bulëzave të reja të stinës

shpalo fletët që të lash mund  të trazohesh prej thimthash të grerëzës

të mallkosh grackën e lules e të bletës

nuk e bëri katërkëmbëshi

qindra pickime turinjve syve në një zgorre lisi

kosto e tundimit të mjaltës ngriti në vertikale

ariu mbi një prirje instinkti

Mu Rai ua mbështillte cipën fjalëve me klorofilin e pavenitur

kasketa mbi sy u bënte hije dy liqeve të tij

përmbysnin anije perandorësh gojë-hapur

liderët në ata liqe i lajthiste syprina

fytyra  faqe  buzë gjinj tamblore bele floçkash copëzuar

zbërthe mozaikun dhe do të vlojë afshi i përgjuar

 

*

shteren dhe liqenet tuaj Maestro mbeti “Ligatina”

dhëmbët e kohës së uritur  përpinë gjysmën e Gllamës

ankthi i “Zezonës” u ngjiz në gjenet e amës

nuk e ndali dot ritmin “Vrapuesja e Prizrenit”

Maratonomakja t`ia shpinte Majlindës në dorë trofeun

 

*

Maestro fli i qetë

le për ne qindra sy

kokrrat e grurit dhe të egjrës

i shihje në “Neurosis”

i rrisje me lëngun  “Thirravaje”

 

*

“Eugjenika e tri deteve”

ftoi muzat të shpërfaqnin mijëra derte

 

 

 

 

 

Gjilan, më 11 mars 2020

 

 

 

 

Please follow and like us: