Albspirit

Media/News/Publishing

Thirrje qeverisë dhe pushtetit lokal: Ndihmoni biznesin që kjo epidemi të mos krijojë katastrofë ekonomike!

Image result for nikollaq neranxi

Nikollaq Neranxi

 

Në ditët e vështira që po kalojmë, si qytetarë por edhe si sipërmarrës, vendimarrja e shpejtë dhe solidariteti, janë domosdoshmëri. Duke marrë edhe eksperiencën e vendeve të tjera, se si po e përballojnë epideminë e koronavirusit, Shoqata për Mbrojtjen e Tregtarëve dhe Tregut të Shqipërisë, i kërkon pushtetit qendror dhe lokal të marrë disa masa të karakter ekonomik.

Deri tani na është thënë që njerëzit të qëndrojmë në shtëpi dhe biznesit i kërkohet t’i paguhet paga, prindit që do të rrijë me fëmijën. Kërkohet me të drejtë mbyllja e shumë bizneseve ku ka kontakte të afërta mes njerëzish. Ndërkohë nuk dëgjuam se çfarë kjo qeveri do të bëjë, për t’i krijuar mundësi këtij biznesi të qëndrojë në këmbë, i cili edhe pa rënë virusi, ka kohë që zvarritet në kufinjtë e mbijetesës. Që të ndihmojmë punonjësit të mbajnë vendet e punës, që të mos pushojmë njerëz nga puna në këtë situatë të vështirë, që të lehtësohen problemet financiare që shkaktohen nga rënia e konsumit, ShMTTSh propozon si më poshtë:

– Lehtësim të barrës fiskale! Heqje të disa taksave dhe tarifave të cilat edhe në situata jo emergjente, janë të tepërta.

– Mos aplikim i kamatëvonesave në pagesat e faturave të ujit dhe të dritave.

– Mos aplikim i gjobave për vonesa në pagesat e TVSh apo tatim fitimit.

– Negocim me bankat për shtyrjen e pagesave të kësteve të kredive.

Emergjenca sanitare dhe emergjenca ekonomike duhet të trajtohen me të njëjtin seriozitet.

 

Nikollaq Neranxi

Kryetar i Shoqatës për Mbrojtjen e Tregtareve dhe Tregut të Shqipërisë.

No photo description available.

Please follow and like us: