Albina Deda: Shtet-rrethimi i policisë së hashashit nuk mund të paraqitet si masë parandaluese ndaj koronavirusit!
Albina Deda
Një mënyrë efikase do të ishte nxjerrja nga sistemi TIMS i personave që kanë hyrë tre javët e fundit nga shtete si Italia dhe shtete të tjera ku ka prekur më shumë kjo pandemi dhe menjëherë të dërgohen listat në Drejtoritë e Policisë në zonat ku rezultojnë këta persona dhe më tej bashkëpunimi me drejtoritë e shëndetit publik e mjekun e familjes për të ndjekur gjendjen e këtyre personave, familjarëve të tyre dhe masave parandaluese në vazhdimësi!
Mjeku i familjes po anashkalohet për të mbajtur të fshehtë rastet dhe ia besojnë menxhimin e situatës një mashtruesi si Brataj i Urgjencës Kombëtare që nuk monitoron dot as urgjencat në kohë normale.
Po menxhojnë koncensionarët e Rilindjes kriminale dhe jo profesionistët!
Ky që theksova më lart është një mekanizëm efikas që shmang maksimalisht përhapjen e virusit pandemik.
Ushtria në rrugë është e tepërt dhe e rëndon më shumë situatën dhe e bën qesharake në një farë mënyre!
Me kallash e propagandë Rilindase nuk luftohet koronavirusi!
Edvini & Lleshi janë jo vetëm simbole të papërgjshmërisë, por dhe aventurierë të rrezikshëm ordinerë!