Albspirit

Media/News/Publishing

Albina Gjoci: Mbroni veten, familjen tuaj, kombin!

 

 

Mbroni veten, mbroni familjen tuaj, mbroni kombin!

Qëndroni në shtëpi, evitoni daljet e panevojshme, evitoni grumbullimet, mbroni veten, prindërit tuaj, gjyshërit tuaj!

Kjo është kërkesë e sinqertë nga unë si mjeke, si nënë!

Moshat e reja dhe me imunitet të mirë mund të mos preken, por bëhen mbartës të këtij virusi dhe mund t’ia transmetojnë gjyshërve të tyre apo të infektojnë të afërm që kanë imunitet të dobët si rastet e të sëmureve me sëmundje të mushkërive e bronkeve, pacientë që bëjnë hemodializë, pacientë në proces kemioterapie e radioterapie, transplante të organeve etj.

Ky virus nuk njihet shumë, por dihet se inkubacioni shkon edhe deri 28 ditë dhe vetëm vetizolimi, pra qëndrimi në shtëpi, mund të pakësojë rastet me koronavirus e kjo situatë tashmë e deklaruar nga OBSH si pandemi me forcën e besimit të kalojë sa më shpejt.

Please follow and like us: