Programi ‘GAN’, i sistemit të edukimit parashkollor në Izrael, aplikohet me sukses në kopshtin ‘SHALOM Center Albania’ në Tiranë
Programi ‘GAN”, i sistemit të edukimit parashkollor në Izrael, po aplikohet me shumë sukses prej disa vitesh në kopshtin “SHALOM Center Albania” në Tiranë.
Programi ‘GAN’ është mjaft i pasur në aktivitete që ndihmojnë në perceptimin e vetvetes dhe të botës, hap pas hapi, nga gjërat e vogla tek konceptet e mëdha, nga eksperiencat e rutinës së përditshme deri tek përgjithësimet klasike. Ai është hartuar për të ndërtuar vetbesim, për të stimuluar kureshtjen dhe entuziazmin natyral të fëmijëve.
Programi ‘GAN’ i jep një rëndësi të vecantë mësimit përmes lojës. Sipas filozofisë ‘GAN’ loja përfaqëson lirinë. Asgjë nuk është më serioze se loja sepse në lojë fëmija ndjehet i pranishëm dhe i rëndësishëm, e kështu ai zbulon pikat e tij të ekuilibrit./izraeli sot/