Albspirit

Media/News/Publishing

Thirrje qeverisë shqiptare dhe Kryeministrit Rama: “Mbyllni aktivitetet tregtare dhe merrni këto masa lehtësuese”!

Image result for nikollaq neranxi

Nikollaq Neranxi

 

 

Në situatën e krijuar, çdo masë, sado ekstreme në dukje, shërben për shëndetin e popullatës. Deri tani masat e marra janë ato të duhurat, por të pamjaftueshme. Shoqata për Mbrojtjen e Tregtarëve dhe Tregut të Shqipërisë me kryetar Nikollaq Neranxin, bëri thirrje dy ditë më parë për:

– Lehtësim të barrës fiskale!

– Mos aplikim i kamatvonesave në pagesat e faturave të ujit dhe të dritave.

– Mos aplikim i gjobave për vonesa në pagesat e TVSh apo tatim fitimit.

– Negocim me bankat për shtyrjen e pagesave të kësteve të kredive.

Falenderojmë qeverinë dhe Bankën e Shqipërisë e cila vendosi shtyrjen e shlyerjes së kësteve, me tre muaj, për qytetarë dhe biznese.

Mbyllja e bareve dhe restoranteve ishte vendimi i duhur, por nuk mjafton. Duhen mbyllur të gjitha njësitë tregtare të paktën deri në fund të marsit. Çfarë kuptimi ka të mbyllësh një bar dhe të lesh hapur një parukeri psh!? Mos bëni gabimin që bënë italianët të cilët të frikësuar nga fatura financiare, vetëm dje e morën këtë vendim, që të lënë hapur vetëm farmacitë, dyqanet e ushqimeve, pikat e karburanteve dhe kioskat. Atë duhet të bëjmë edhe ne, sepse duke lënë hapur cdo dyqan, shpenzimet do të rriten nëpër spitale me më shumë të infektuar dhe nuk fitohet asgjë kështu. Të merren vendime si më poshtë:

– Mospagese e asnjë takse dhe tarife nga ana e biznesit, për një afat të paktën 3 muaj.

– Të subvencionohet nga shteti pagesa e plotë e sigurimeve shoqërore për të punësuarit, për një afat të paktën 3 muaj. Pas daljes nga gjendja e emergjencës, bizneset do të heqin shumë njerëz nga puna, si pasojë e krizës financiare. Kjo gjë duhet parandaluar. E di që papunësia nuk duhet të jetë shqetësimi i sipërmarrësve, por i sindikatave dhe shtetit, por ne po bëjmë detyrën tonë si qytetarë të përgjegjshëm.

Sot më shumë se kurrë merr kuptim fjala solidaritet!

 

Nikollaq Neranxi

Kryetar i Shoqatës për Mbrojtjen e Tregtarëve dhe Tregut të Shqipërisë.

Image may contain: outdoor

Please follow and like us: