Arqile Garo: HAJDE SHKOJMË NË FSHAT
Meqë gjë nuk po bëjmë dot,
karantinë si dje dhe sot,
a nuk vemi bashkë në fshat,
të na kenë bota inat?
– nisemi pa u bërë natë!
Shkojmë atje, ndezim oxhakun,
marrim Benin, baxhanakun,
ja shtrojmë pijes me të ngrënë,
vë rakinë të shtroj mezenë?
– hajde pra po ja ke ngenë!
Hyr or mik, ulu në bisht,
merrja këngës labërisht,
të mbajnë iso fushat pyjet,
dhe qielli tok me yjet.
– ec or ti, të lidhim fijet!
Bjerna djathë, turshi, sallatë,
sa të shkojë edhe kjo natë,
piq ca mish, mbush ujë në pus,
të shohë Zoti e të na lusë.
– Qafën! Koronovirus!
Mars 2020.
Please follow and like us: