Albspirit

Media/News/Publishing

Jorgos SEFERIS: Mohim

Image may contain: sky, cloud and outdoor

Në pamjefshehurën ranishte
dhe të bardhë si pëllumb
në drekë na dogji etja shkrumb;
i njelmët uji ishte.

Mbi rërën e verdhemë krejt
shkruam emrin e saj;
por fryu flladi dhe prandaj
u shuan gërmat shpejt.

Me ç’zemër, ç’ëndje të vërtetë,
ç’dëshira, ç’përdëllim
e morëm jetën tonë; gabim!
pastaj ndërruam jetë.

_______
Përktheu Romeo Çollaku

Please follow and like us: