Tritan Kalo: QËNDRIMI në shtëpi, përforcim i të drejtave tuaja për JETËN
NUKU është sakrificë… NUKU është asnjë shkelje e të drejtave tuaja themelore… QËNDRIMI në shtëpi është vetëm e vetëm përforcim i të drejtave tuaja për JETËN, për triumfin e saj ndaj rrezikut vdekjeprurës, që MUNDET t’ju vijë në këto momente të Epidemisë së Covid-19… VETËNDËRGJEGJËSIMI ishte, është dhe do të mbetet “kyçi i artë” për përballjen me këtë sëmundje… NUKU është aspak vetëflijim për ju, por vetëm e vetëm për Mjekët, Infermierët, Imazheristët, Farmacistët, Sanitaret dhe i gjithë stafi mbështetës në Shërbimin e Sëmundjeve Infektive, i cili vigjilon për jetët tuaja… NA NDIHMONI që të kemi mundësinë t’ju ndihmojmë brënda kapaciteteve tona në betejën kundër Covid-19, duke mos u rrezikuar të infektoheni me shkeljen e shumë rregullave të arta të vetëizolimit, kufizimit të lëvizjeve, mos grumbullimit në mjedise publike, kujdesit ndaj higjenës personale dhe asaj kolektive, përkujdesit ndaj të moshuarve dhe të sëmurëve kronikë si më të ekspozuarit dhe më të kërcënuarit, ushqehuni shëndetshëm, uji, çaji apo lëngjet e ndryshme duhet t’a mbajnë kurdoherë të njomë fytin tuaj, mos teshtini apo pështyni pa e kufizuar hedhjen e tyre në mjedisin rrethues… KUPTONI e ZBATONI me korrektesë udhëzimet e mjekëve dhe të Autoriteteve Ligjzbatuese… MOS u panikoni dhe krijoni mbingarkesë të panevojshme për kapacitet e Shërbimeve Mjeksore Publike… JEMI së bashku në këtë betejë për vijimësinë e jetës… Si MANTELBARDHË ju duam dhe ju mirëkuptjmë, POR edhe ju duhet të na mirëkuptoni dhe të respektoni ato çka ju këshillojmë….We will win that war!!!