Horoskopi ditor, e diel 15 mars 2020
Dashi
Dita do të sjellë emocione mjaft të bukura, por nëse jeni duke jetuar mes dy historive, ka ardhur momenti të zgjidhni. Sa i takon punës, mund të keni dëshirë që të nisni diçka të re.
Demi
Venusi do të jetë në anën tuaj dhe kjo gjë do të ndikojë pozitivisht në dashuri, sidomos sa i takon historive të reja të dashurisë. Edhe në punë, gjërat do të ecin mirë. Mund të merrni një konfirmim, por nëse duhet të bëni një zgjedhje veproni menjëherë, pasi që nga e diela, mund të ketë ngadalësime, për shkak të ndikimit tranzit të Saturnit.
Binjakët
Tregoni shumë të kujdesshëm në dashuri, për shkak të ndikimit të kundërt të Hënës, ku duhet të mundoheni të mbani nën kontroll fjalët dhe të mos flisni shumë. Sa i takon sferës profesionale, mund të ketë probleme ligjore që kërkojnë zgjedhje.
Gaforrja
Historitë e reja janë mjaft të favorizuara, në sajë të ndikimit tranzit të Mërkurit. Bëni mirë që të shmangni diskutimet, pasi do të ndiheni nervoz. Në të ardhmen, mund të ketë zhvillime pozitive, për shkak të disa situatave të cilat momentalisht duken premtuese.
Luani
Do të keni momente nervozizmi, ndaj bëni kujdes. Megjithatë përgjithësisht do të jetë një ditë pozitive, ku do të keni mundësi që të pajtoheni me dikë. Sa i takon punës, keni nevojë për më shumë qetësi, sidomos sa i takon anës ekonomike.
Virgjëresha
Dita do të jetë disi nën ritmin e duhur në dashuri, ndaj mundohuni që të bëni kujdes. Organizojini mirë gjërat dhe shmangni konfliktet. Duhet të mundoheni që të relaksoheni më shumë dhe të mos mendoni për punën.
Peshorja
Ditë pozitive sa i takon dashurisë, ku mund të përkufizoni detajet e historisë dhe të përballeni me kurajo dhe vendosmëri. Sa i takon punës, do keni mundësi që të gjeni përgjigje lidhur me dyshimet tuaja dhe nëse ka diçka që nuk ju kënaq, mund të gjeni kurajon për ta ndryshuar.
Akrepi
Dita do të sjellë përmirësim në dashuri, ku do të keni mundësi që të rigjeni qetësinë në çift dhe të sqaroni çdo dyshim të mundshëm. Edhe në punë, do të nisë për ju një fazë më e mirë, pasi Mërkuri do të ketë ndikim të favorshëm në shenjën tuaj.
Shigjetari
Ditë pozitive në dashuri, në sajë të ndikimit tranzit të Hënës në shenjën tuaj, e cila do ju japë forcë dhe fat. Kujdes duhet të tregojnë vetëm çiftet të cilat kanë kaluar luhatje. Në punë do të arrini që të zgjidhni një problem.
Bricjapi
Venusi do të jetë në anën tuaj në dashuri, ndaj mundohuni që të përfitoni. Nga ana tjetër mbani parasysh se nëse një histori është mbyllur përfundimisht, nuk ka mundësi që të rilindë. Në punë, ky është momenti i duhur për të bërë propozime dhe zgjedhje të rëndësishme.
Ujori
Duhet të jeni më të qartë dhe më konkret në dashuri. Do të ketë mundësi të shumta pajtimi dhe afrimi. Sa i takon punës, do të keni mundësi për të rinisur. Nga ana tjetër mund të vendosni të mbyllni një rrugëtim dhe të nisni një tjetër.
Peshqit
Tregohuni të kujdesshëm në dashuri dhe të shmangni debatet, pasi keni Hënën kundër. Dita do të jetë e mbushur me nervozizëm edhe në familje, ndaj mundohuni që të mos humbni durimin. Në punë, duhet të vlerësoni mirë situatën.