Ina Kosturi: Foto e së dielës…
Ese
Foto e së dielës… Për t’ia treguar atyre që s’mundnin se jashtë dritares kish gjelbërim, nga Spitali i Traumës. Bashkë me foton më erdhi në mendje dhe gjelbërimi në fund të bulevardit, përtej dritareve të shkollës së artit… Ata, personeli mjekësor ishin gjithmonë aty me të njëjtat tinguj vuajtjeje gjymtyrësh të thyera, me fytyra të ndryshme para syve, të tjerë njerëz kanë mbetur atje pa parë as foton përtej dritares në këto ditë qameti. Të tjerë janë çdo ditë dhe sot më shumë se kurrë atje ku shpëtohen jetë! Nuk mundem të bëj like, urime, a mesazhe përshëndetje me tinguj muzike. Ata, mjekët janë gjithmonë heronj, sot më shumë se kurrë është dita e tyre! Respekt! Rrini mbyllur, mos festoni një ditë, nuk ju gjen asgjë, ata kalojnë mbyllur mëngjese, pasdite, net për jetët e të gjithëve! Lerini ata të flasin në këto momente!