Albspirit

Media/News/Publishing

Anca Glasu: NJË LLOJ TJETËR RITMI

Image may contain: one or more people and closeup

Kam guximin të mendoj me idetë e mia për bukurinë

dhe të jetoj për sa kohë që fjala mund të jetojë
pothuajse, mendimi pëshpërit në zërin tim

dhe nuk dëshiroj ta zëvendësoj veten me çastin.
Njerëzit që jetojnë horizontalisht
nuk kanë menduar asnjëherë se unë
mund të jetoj në maja
me zemrën tek goja

dhe asnjë nuk ka mësuar si ishte përqafimi
i shkronjave të mia,
ndërkohë që dielli lante ditën
nga shumë dyshime…

 

15.03.2020

Please follow and like us: